Panorama Sport (Albania)

Kasemiro bëhet çështje te Reali, Zidan po kërkon Makelelen e ri

Kontrata e braziliani­t skadon në verën e vitit 2021

- I RËNDËSISHË­M MAKELELE I RI

Reali i Madridit po planifikon të ardhmen, por përpara ka një mision të rëndësishë­m për ta përfunduar me sukses. Kasemiros i përfundon kontrata në vitin 2021 dhe ende nuk ka firmosur rinovimin. Braziliani është lojtari më i rëndësishë­m i formacioni­t të Zidanit, ai që ekuilibron mesfushën. Nëse gjërat vazhdojnë të qëndrojnë kështu si tani, Kasemiro mund të flasë me skuadrat e tjera në muajin janar dhe rrezikon që të largohet me kosto zero. Diçka e tillë do të ishte një goditje e madhe për Realin, i cili jo vetëm që do të humbte një lojtar të rëndësishë­m në aspektin sportiv, por as nuk do të arkëtonte nga largimi i tij. Sipas gazetës "AS", gjatë dimrit ka pasur kontakte mes tij dhe agjentit, por nuk u gjet gjuha e përbashkët. Pastaj erdhi ndalesa nga Koronaviru­si dhe nuk ka pasur bisedime. U tha se Kasemiro dhe Reali do të firmosnin një kontratë të re deri në vitin 2023, por ajo nuk u bë zyrtare. Gjatë negociatav­e, Reali i Madridit i ofroi një pagë vjetore shumë të rëndësishm­e,

duke parë edhe rolin e tij në fushën e lojës. Kasemiro do të fitojë aq sa Ramos dhe Hazard, të cilët janë të dytët më të paguar te Reali (Bejl është i pari me 14.5 milionë neto). Nëse Kasemiro do të rinovojë kontratën do të ketë edhe një rishikim të klauzolës së tij, e cila është 200 milionë euro. Pavarësish­t

se është një shifër e lartë dhe që nuk mund të arrihet lehtësisht nga skuadrat e tjera, Perez dëshiron të ndjekë traditën për të blinduar me të mirët. Brahim Diaz ka klauzolë 750 milionë euro te Reali i Madridit, po ashtu edhe Asensio (700 milionë euro), shifra të çmendura dhe të paimagjinu­eshme në botën e

futbollit.

- Zidan as nuk duhet pyetur fare nëse e konsideron të paprekshëm mesfushori­n brazilian. Faktet e dëshmojnë këtë gjë: Kasemiro është lojtari më i aktivizuar në këtë sezon me 3120 minuta, më shumë sesa Ramos me 3033 minuta. Një vit më parë, Zizu i dha 3945 minuta

në këmbë dhe është një nga të preferuari­t e francezit. Kase, siç e quan Zizu, është 28 vjeç dhe në këmbët e tij ka ende shumë kilometra për të bërë.

- Por pavarësish­t besimit që kanë madrilenët se Kasemiro do të rinovojë kontratën e tij, Zinedin Zidan nuk e humbet mundësinë për të afruar një tjetër mesfushor cilësor për të ardhmen. Lista e lojtarëve është e gjatë dhe Zizu dëshiron një Makelele të ri në skuadrën e tij. Dëshira e tij është që të ketë një bashkëkomb­ës dhe francezët e momentit janë: Kante, Kamavinga, Tshuameni dhe Sumare. Kamavinga është ai që u pëlqen shumë madrilenëv­e dhe kanë nisur kontaktet me lojtarin dhe agjentin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania