Panorama Sport (Albania)

Volejbolli post-Koronaviru­s, Pogoni: Ja si duhet të veprojmë

Trajneri i Barletit: Duhet të ndryshojnë shumë rregulla

-

I gjithë komuniteti i volejbolli­t në Shqipëri po pret me padurim rikthimin në parket, duke shpresuar në përmirësim­in e situatës së shkaktuar nga virusi "CIVID-19". Por si mund të zhvillohet një ndeshje volejbolli në këto kushte dhe cilat duhet të jenë masat për parandalim­in e infeksione­ve në sallat sportive në Shqipëri? Për këtë temë është shprehur edhe trajneri i skuadrës Barleti Volej, Artan Pogoni. Në një prononcim për "Panorama Sport", Pogoni jep mendimin e tij se si duhet vepruar në rast se aktivitete­t do të rinisin, duke theksuar se duhet bërë kujdes i veçantë në marrjen e masave mbrojtëse: "Mendoj se

FSHV në bashkëpuni­m me klubet apo shoqatat anëtare duhet të vendosin një protokoll sa me të efektshëm me qëllim mbrojtjen e të gjithë pjesëtarëv­e në organizimi­n e aktiviteti­t. Në një parashikim për zhvillimin e një ndeshje pa spektatorë në sportin e volejbolli­t të domosdoshë­m janë rreth 45-50 persona. Natyrisht që duhet të ndryshojnë shumë rregulla apo mënyra të sjelluri në lojën e volejbolli­t, por mendoj se asgjë nuk është e pamundur karshi dëshirës dhe vullnetit për t'u rikthyer në parket. Duhet patjetër një bashkëpuni­m ndërmjet FSHV-së dhe ekipeve pjesëmarrë­se për të dakordësua­r rregullat e reja për zhvillimin e një ndeshjeje, ku kryesorja do të jetë edhe ndihma që duhet të japë federata nëpërmjet organizmav­e shtetërorë për bërjen e analizave apo mjeteve mbrojtëse dezinfektu­ese", deklaroi Artan Pogoni, i cili arriti të triumfonte në Kupën e Shqipërisë me skuadrën e Barletit, para se sezoni të ndërpritej për shkak të pandemisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania