Panorama Sport (Albania)

Sebastian Fetel, rinovimi me Ferrarin mbetet një rebus

Formula 1/ Karlos Sainz mund t’i zërë vendin

-

E ardhmja e Sebastian Fetel në radhët e Ferrarit vijon të mbetet shumë e paqartë. Katër herë kampioni i botës në Formula 1 është në skadencë kontrate, ndërsa rinovimi me "kokëkuqen" duket se do të ndërlikohe­t edhe më shumë për shkak të situatës alarmante me virusin "COVID-19". Duket se gjithçka është përmbysur pas shpërthimi­t të Sharl Lëklerk, ky i fundit që në vitin e tij të parë me Ferrarin regjistroi më shumë fitore se piloti gjerman, ndërsa Fetel përfundoi një sezon me shumë gabime dhe hapa fals, duke qenë shumë larg pritshmëri­ve. Të gjitha këto i kanë shtuar edhe më shumë dyshimet për qëndrimin e tij në Maranelo. Katër titujt e fituar me Red Bull peshojnë shumë për të dhe jo gjithmonë në aspektin pozitiv, pasi Botërori i pestë duket shumë i largët në drejtim të

Ferrarit, duke parë edhe Mercedesin që vijon të bëjë ligjin për vite me radhë. Megjithatë, është ende herët për të deklaruar se binomi Fetel-Lëklerk është i përfunduar, pasi akoma mbetet edhe një sezon për t'u zhvilluar. Sezon që mund të sjellë kthesën e situatës, ose mund të konfirmojë dyshimet. Megjithatë, ajo që duket e sigurt, është se për të qenë pjesë e Ferrarit edhe për vitin e ardhshëm, Fetel duhet të bëjë llogaritë me një reduktim të ndjeshëm të pagës së tij. 32vjeçari gjerman fiton 42 milionë euro në sezon nga kontrata me Ferrarin, ndërsa mendohet se "kokëkuqja" nuk do t'i ofrojë më shumë se 9 milionë për rinovimin, aq sa paguhet edhe Sharl Lëklerk. Rriten kuotat e Karlos Sainz Ndonëse disa ditë më parë Matia Binoto kishte deklaruar se Sebastian Fetel do të jetë zgjedhje e parë për Ferrarin, në Maranelo nuk e marrin me nxitim çështjen e rinovimit. Madje skuderia ka nisur të shqyrtojë alternativ­at e mundshme në rast se nuk do të gjendet akordi me pilotin gjerman. Nëse disa javë më parë ishte Daniel Riçardo ai që shikohej si favorit për të zënë vendin e gjermanit, tashmë në skenë ka dalë një emër i ri, që vlerësohet shumë nga skuderia italiane. Spanjolli Karlos Sainz shikohet si partneri ideal i Sharl Lëklerk. 25-vjeçari i McLaren konsideroh­et aktualisht si favoriti numër një për të zënë vendin e Sebastian Fetel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania