Panorama Sport (Albania)

Ulërima e Kahnit, Vata: Çfarë më tha legjenda gjermane

"Klosen e kam shumë mik, ne i sollëm fat në karrierë"

-

Fatmir Vata është një prej ish-futbollist­ëve të shquar të Kombëtares shqiptare. Nëse shumë ndeshje të tij nuk kujtohen nga çdokush, një foto e jashtëzako­nshme në Gjermani është e paharruesh­me dhe moment krenarie për çdo shqiptar. Shtatshkur­tër, por me guxim e kurajë të madhe, ish-futbollist­i i kuqezinjve i hakërrehet në fytyrë legjendës së Bajernit dhe Gjermanisë, Oliver Kahn, teksa në atë periudhë mbante veshur fanellën e ekipit të Arminia Bilefeldit. Kjo dhe të tjera tema të së shkuarës, Kombëtarja aktuale, krahasimi me Shqipërinë e De Biazit kanë qenë çështje për të cilat ai ka komentuar për "SuperSport".

Situata e masave në Gjermani prej Koronaviru­sit...

Këtu në Gjermani kemi qenë më të lirë, por duke mbajtur distancë. Kemi bërë stërvitje, por vetëm 2 veta. Jemi shumë të lumtur për rikthimin e kampionati­t në Gjermani, pasi është një nga ligat e mëdha që do të rinisë futbollin. Edhe këtu ka pasur ankesa, duke thënë pse futbolli duhet të rinisë. Këtu njerëzit mezi po e presin futbollin.

Episodi kur i "hakërrehen­i" Oliver Kahnit, si e kujtoni atë foto?

Shumë shqiptarë janë ndier shumë krenarë për këtë që unë bëra. Në 2005 u bë fotografia më e goditur për aspektin sportiv. Unë lashë topin dhe po dëgjoja të gjithë stadiumin që bërtisnin, ktheva kokën dhe pashë që erdhi ai fytyrë më fytyrë me mua dhe fotografi e kishte kapur këtë. Mua këtë ma kanë dërguar më vonë, por tani e shikoj se ka qenë një fotografi e veçantë. Një fotografi të cilën në atë kohë nuk e mendoja të tillë, por kur shihja që ma dërgonin edhe shumë vetë, them që është një fotografi e madhe.

Foto për të cilën tani do të ndëshkohes­hit, pasi duhet distancim fizik...

Patjetër që do të kisha marrë unë karton të kuq, dhe jo Kahni (qesh...). Kombëtarja e viteve 2000, a ka qenë më e fortë për emrat në krahasim me atë që shkoi në Europian në vitin 2016?

Po ta marrim si emra, të them të drejtën mendoj se ishim ekip shumë më i mirë. Nuk jam nostalgjik për këtë që them, por dua të jem i sinqertë. Megjithatë, nuk do të thotë gjë as kjo. Ai grup kishte fatin që kishte një trajner mjaft të mirë si De Biazi. Sipas meje, ai e ka përmirësua­r shumë në aspektin taktik skuadrën. Kam pasur fatin që të flas edhe me të dhe më ka lënë mjaft përshtypje të mira. Gjithsesi, nuk duhet që t'i hedhim poshtë edhe emrat që na çuan në Europian. Mendoj se me një trajner si De Biazi edhe ne do të kishim arritur suksese të mëdha.

U kthye vëmendja juaj kur luajtët në Bundesligë, në moshën 29-vjeçare...

Kombëtarja e 2000 mendoj se ka qenë më e fortë në emra. Ndeshjen e parë debutuese e kam luajtur me Greqinë në një miqësore, kur trajner ishte Neptun Bajko. Pastaj u afrua presor Astrit Hafizi. Ndeshjen e parë zyrtare e kam luajtur ndaj Armenisë, e cila përfundoi 1-1 në Shqipëri. Luajtëm me Gjermaninë dhe Ukrainën në Spanjë, për shkak të rrëmujave të vitit 1997 në Shqipëri dhe më pas unë u dëmtova në gju. Pati njëfarë shkëputjej­e deri në vitin 2000, kohë në të cilën erdhi i ndjeri Medin Zhega, i cili ka lënë goxha mbresa tek unë.

Ju ka mbetur peng që nuk keni luajtur më shumë ndeshje?

Më vonë erdhi largimi nga Kombëtarja pas një keqkuptimi me Brigelin. Ishte pak edhe faji im në atë periudhë. Kisha një mosmarrëve­shje me trajnerin e cila ishte e kotë. Ngula këmbë dhe nuk ishte e mirë. Në fakt, tani që e mendoj, dola unë i humbur jo trajneri. Ne shqiptarët jemi pak gjaknxehtë.

E bëni dot krahasimin e Kombëtares aktuale me brezin kur keni luajtur edhe ju?

Pjesa e ekipit aktual i ka futbollist­ët që luajnë jashtë. Unë personalis­ht si Fatmir, do kisha shumë dëshirë që lojtarët e Kombëtares së sotme të japin maksimumin në fushë. Të ketë më shumë vrapime, më shumë dëshirë. Kur të vishet fanella e Kombëtares, për çdo lojtar është maksimumi i maksimumit. Ky është mendimi im personal. Çdo njeri them se e ka për detyrë që të jetë krenar që e vesh atë fanellë.

Bundesliga, e keni peng që keni luajtur në moshë të madhe në këtë kampionat?

Kam luajtur rreth gjashtë vite e gjysmë në Kroaci dhe kroatët më thoshin: "Fatmir, ti kape trenin e fundit". Të vish në Gjermani dhe të bësh karrierë në moshë 29-vjeçare dhe luajta deri në moshën 39vjeçare, duhet ta meritosh që të kesh të tillë karrierë. Por nuk dua të flas shumë për veten. Ishte e vështirë, por ia dola. Ka lojtarë, shokë të mi, që në moshën 29-vjeçare e kanë lënë futbollin në Bundesligë. Kurse unë e nisa në Bundesligë­n 2 gati 29 vjeç.

Pse nuk e keni konsiderua­r mundësinë për të drejtuar një skuadër?

Unë i kam bërë të gjitha licencat për trajner në Shqipëri, sepse në Gjermani ishte shumë, shumë e vështirë dhe kërkonte shumë kohë. I falënderoj të gjithë në Shqipëri dhe kam bërë Licencën B, A dhe UEFA Pro në Shqipëri që më 2015-ën. Kam punuar në ekipe të Bundesligë­s Dy gjermane, me të cilin vetëm për 1 pikë nuk u ngjitëm në kategorinë e parë. Tani jam trajner i shkollës së futbollit, për Hanover 96 dhe Bohumin.

Ndeshja e Leverkusen­it, e humbur 2-1 ndaj Gjermanisë ku Klose ka shënuar golin e parë, ka pasur një

episod mes jush dhe Zhegës kur u dëmtuat. A e kujtoni?

Me Klosen jam mik shumë i mirë, kam pasur marrëdhëni­e shumë të mirë me të edhe në çdo përballje në Gjermani. Për mua është kundërshta­ri më korrekt. Sa herë që kishim ndeshje, takoheshim e flisnim bashkë. Shqipëria i solli fat Kloses sepse shënoi gol në debutim dhe u bë golashënue­si më i mirë i Gjermanisë. Me të ndjerin Zhega, për episodin, unë mora një goditje në stomak dhe mbeta pa frymë dhe ne pësuam golin për 1-1 dhe më ka ngelur peng. Nuk e harroj atë moment, sepse pasi unë dola që të merrja ndihmën mjekësore, kemi pësuar golin e barazimit, 1-1. Nuk e harroj, sepse edhe presori, edhe Rudi Vata, më thanë: "Fatmir, po pse mër burr dole se pësuam gol?" I kam thënë: "O Rud, unë me zor po mbushesha me frymë. U godita në stomak". Ishim të pafat në atë ndeshje, ku luajtëm shumë mirë dhe na e bëri golin në minutën e 88-të Klose. Më sa di unë, për këtë ndeshje ka folur edhe Franc Bekenbauer në atë kohë dhe është shprehur: "Po të kishte ardhur një amerikan dhe të mos e dinte kush po luan, do të thoshin se me të bardha ishte Shqipëria dhe me të kuqe ishte Gjermania". Pra, aq dominantë kemi qenë në atë ndeshje. Ishte gjynah që nuk morëm pikë nga ajo ndeshje.

Unë e kam shumë shok Altin Lalën, menaxherin e Rashicës, dhe flasim shumë shpesh. Gjatë kohës kur ai ishte në Holandë, më tha. "Fatmir, ti ke luajtur sulmues dhe çfarë mendon për Milotin?" Unë i thashë Lalës që Rashica do të bënte mirë ne Gjermani, pasi i ka aftësitë që duhen në këtë kampionat. Ka shpejtësi dhe cilësi në duelet një kundër një. Mendoj se i kam dhënë një mendim të mirë. Miloti e tregoi veten, është një djalë i shkëlqyer. Shpresoj që të luajë në Angli. Sipas meje, mendoj se është destinacio­ni më i mirë ku mendoj se mund të bëjë mirë. Si ju duket Milot Rashica dhe cili kampionat mendoni se i përshtatet më shumë?

 ??  ??
 ??  ?? Fatmir Vata dhe Oliver Kahn
Fatmir Vata dhe Oliver Kahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania