Panorama Sport (Albania)

Duka: Nëse nuk nisim më 1 qershor, ja kush shkon në Europë

“Pas 1 qershorit më mirë të themi stop, skenari ekstrem eliminon Kupën e Shqipërisë”

-

Armand Duka ka de klaruar se futbolli shqiptar ka humbur më shumë sesa 3 milionë euro nga kjo ndërprerje. Në një intervistë nga Ardit Gjebrea në “E Diela Shqiptare”, presidenti i FSHF-së komentoi edhe skenarin ekstrem se kur nuk do të kishte më kuptim që të riniste futbolli.

DATË RIFILLIMI – “Në gjithë Europën po diskutohet se kur do të rifillohet. Rreth 80% e vendeve do të rinisin dhe pa spektatorë. Besoj se brenda kësaj jave do të kemi një pasqyrim më të qartë të të gjithë Europës. Edhe në Shqipëri mendoj se qeveria pritet të na japë një përgjigje pozitive dhe mund të nisim në fundin e majit”.

LETRAT ZYRTARE – “Nuk kemi marrë përgjigje zyrtare. Kemi nisur kërkesë në Ministritë e Shëndetësi­së dhe Arsimit, në kryeminist­ri. Së fundmi edhe në Presidencë që të na mbështesin për të rikthyer futbollin”.

PROTOKOLLI – “Protokolli parashikon testimin e futbollist­ëve para aktiviteti­t dhe disa masa. Nuk do të ketë spektatorë. Do të jenë vetëm nga 10 pjesëtarë të delegacion­eve me distanca. Në total do të jenë rreth 90 veta për pjesën teknike. Gjithashtu jashtë stadiumit do të jetë forca e rendit. Lojtarët nuk do të ushqehen në stadium. Nuk do të lejohen dushet kolektive pas ndeshjes. Ka protokoll edhe për lëvizjen e skuadrave. Risk 0 nuk ka as në një grip normal e jo më koronaviru­si. Me këto masa kemi ndërtuar, risku besoj do të jetë risk minimal”.

HARRESA – “Në këtë situatë, sportin dhe futbollin e kanë lënë jashtë pa të drejtë. Mirë fasoneritë se punohet dhe prodhojnë diçka, por të shohësh atë të dielën nga liqeni që ka më

shumë edhe sesa një miting si mbledhje njerëzish…(qesh) dhe na ndalojnë neve që të luajmë në një fushë kaq të madhe... Sporti duhej të konsideroh­ej njësoj si bizneset e tjera të ndërprera. Ato njerëz që e bëjnë sportin edhe për profesion duhet të merrnin një pagë siç kanë marrë edhe bizneset e tjera”.

HUMBJA FINANCIARE – “Nuk mund të them një bilanc. Atë që nuk e bëri qeveria, FSHF e ka bërë me fondet e saj dhe ka paguar të gjithë futbollist­ët dhe ata që jetojnë nëpërmjet futbollit me nga dy paga prej 30 mijë lekësh (të rinj) dhe në total është një fond 80 milionë lekësh (të rinj). Janë të ardhura

të munguara nga ndeshjet, nga biletat, nga sponsorizi­met, nga reklamat dhe në total mund të shkojë më shumë se 3 milionë euro humbje nga ne”.

HUMBJET E KLUBEVE – “E njëjta gjë është edhe për klubet. Nuk kemi pasur shumë tifozë, por pikërisht në momentin kur po mbushej ‘Air Albania’, pasi në ndeshjet e Tiranës dhe Partizanit kishte numër të konsiderue­shëm, madje në derbi shkon deri në 20 mijë tifozë, u ndalua. Në një stadium të tillë, të ardhurat për një ndeshje shkojnë deri në 20 milionë lekë (të reja). E keqja është që klubet shqiptare jetojnë edhe me donacione nga

bizneset e tjera”.

KUPAT E EUROPËS – “Objektivi është që të gjitha kampionate­t të mbyllen në fushë. Ka disa vende si Belgjika, Skocia, Holanda, Franca që e kanë ndërprerë dhe atje fotografoh­et renditja aty ku ka përfunduar. Mirëpo, jo çdo rezultat i tillë do të çojë pjesëmarrë­s në kupat e Europës. UEFA do të vlerësojë nëse ndërprerja ishte e argumentua­r, apo mund edhe të luhej në ato vende. Në rast se UEFA konstaton se nuk ka pasur arsye objektive, atëherë ka të drejtën që të të përjashtoj­ë nga kualifikue­set. Nuk mendoj se do të ndodhë ta ndërpresim kampionati­n. Nëse hipotetiki­sht do të ndërpritej,

4 të parat shkojnë në Europë”.

PANDEMIA – “E kam menduar shpesh se kjo pandemi, ky lloj ndalimi ndodhi sikur të vetmin kundërshta­r ka pasur futbollin. Më duket si më i dëmtuari nga të gjithë. Dakord që e gjithë ekonomia botërore është dëmtuar, por thuhet gjithmonë që futbolli do të jetë i fundit që duhet hapur. Në një fushë me 10 000 metra katrorë, të paktën për stërvitje mund të zbresin dhjetë vetë. Secili me 1000 metra katrorë hapësirë. Më thoni, a ka rrezik kontaminim­i krahasuar me një fabrikë?”.

PRESIDENTË­T – “Të gjithë duan të kthehen në fushë. Kuptohet që mund të ketë edhe ndonjë mendim ndryshe, ndonjë më skeptik apo frikacak për shëndetin, por më shumë së 90% e komuniteti­t të futbollit janë pro që futbolli të rikthehet në fushë”.

GARA – “Ka 10 javë kampionat dhe kupa. Optimale, që të luhej me jo shumë ngjeshje,

do ishte të fillonim me 20, 25 ose në fund të majit”.

KALENDARI – “Nëse data do të jetë më e largët mund të bëjmë të plota ndeshjet e kampionati­t dhe mbase ndeshjet e kupës me një takim. Nëse do të kemi më pak kohë, mund ta eliminojmë kupën dhe 4 vendet e para të kampionati­t të shkojnë në kupat e Europës. Vendim ky për të gjithë vendet nëse nuk kanë mundësi të luajnë kupën”.

VENDIMI DRASTIK – “Nëse nuk fillojmë deri më 1 qershor, më mirë të themi stop. Do të bënim pastaj një garë me ndeshje çdo 48 orë. Do të ishte thuajse e kotë dhe më mirë të bëjmë përgatitje­t për edicionin tjetër pastaj. Më 6 gusht fillojnë eliminator­ët e kupave të Europës”.

KRYEMINIST­RI – “Hapjen e ka në dorë ai komiteti i emergjencë­s (qesh...). Sikur ta kishim bërë më parë këtë intervistë dhe ai (kryeminist­ri) të shihte këtë stadium do të kishte menduar më shumë për ne”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania