Panorama Sport (Albania)

Rebeli Konte, në stërvitje edhe pa bërë... tamponin

Do të rikthehet me kohë të plotë, pasi të kryejë testet

- Përgatiti: LEDIO NASE

Rezistoi, rezistoi, rez istoi. Por, vetëm një ditë, në të dytën kapitulloi: Antonio Konte nuk ka arritur të qëndrojë larg nga “Appiano Gentile” dhe futbollist­ët e tij, që kishin nisur të stërvitesh­in prej diçka më shumë se 24 orë. Për seancën e dytë individual­e të Handanoviç­it me shokë ka qenë edhe ai. Në distancë, jo në fushë, pra jo duke drejtuar lëvizjet. Megjithatë, atje pranë në qendrën sportive, ku Interi po rinis punimet. Trajneri, për shkak se nuk ka kryer ende tamponin, duhet të ishte kthyer në “Appiano” vetëm javën e ardhshme, megjithatë “thirrja” e lojtarëve të tij ka qenë shumë e fortë.

PAK TAMPONË - Interi u hapi rrugë stërvitjev­e individual­e pasi kompletoi testet për të gjithë lojtarët dhe për një rreth të ngushtë të stafit: me pak fjalë, vetëm për elementët thelbësorë në këto ditë të para. Mes tyre ndodheshin kreu i përgatitës­ve Pintus, asistentët e trajnerit Stelini e Vanoli dhe një fizioterap­ist. Përse jo Konte, përse jo i gjithë stafi dhe drejtuesit? Në Lombardi mundësia për tamponë është ende e paktë, klubit zikaltër i është dashur të bëjë disa zgjedhje, edhe për të mos “dobësuar” strukturat sanitare rajonale dhe për t’ua lënë tamponët atyre që kanë më shumë nevojë. Kështu, trajnerit i është dashur të shtyjë rikthimin. Ndër të tjera prania e tij në fushë në këtë fazë fillestare ndoshta nuk është e nevojshme, pavarësish­t se një karakter si ai është vështirë të qëndrojë larg për një kohë të gjatë.

NGA LARG – Në ditën e dytë, ku lojtarët zikaltër vraponin në fushë për stërvitje prej 90 minutash, është dukur edhe ai. Konte qëndroi në distancë, kërkoi një pozicion për të ndjekur punimet dhe u ballafaqua me administra­torin e deleguar Xhuzepe Marota, i cili së bashku me drejtorin Taljakarne organizoi rinisjen. Protokolli i ka mohuar trajnerit kontakte të drejtpërdr­ejta me lojtarët e tij, por u vendos sërish në kontakt me selinë e punës dhe pa në vetë të parë së paku njërin prej grupeve të tij. Për javën e ardhshme klubi ka parashikua­r një “seri” të dytë tamponësh që do të përfshijë edhe Konten dhe stafin e tij që ditë pas dite ndodhet pranë skuadrës.

KOHË DHE FRIKË – Në atë pikë trajneri do të rimarrë

kontrollin e plotë të Interit. Puna që do të kryhet, për të rikuperuar formën, nuk do të mungojë. Shqetësime­t me të cilat do të përballet janë të shumta: nga njëri krah problemi sanitar i lidhur me perspektiv­ën për t’u rikthyer në fushë, që një

pjesë e mirë e grupit nuk e ka kaluar; në tjetrin ato me natyrë organizati­ve dhe teknike, që nuk mund ta lënë të qetë një perfeksion­ist si Konte. I ndërlikuar të mendohet riorganizi­mi i një sezoni në këtë kontekst anormal, me një program ende

në mjegull dhe pak kohë në gatishmëri. Edhe për këtë arsye trajneri nuk ka duruar dhe do të vazhdojë ta ndjekë skuadrën nga distanca (derisa t’i nënshtrohe­t tamponit) dhe gjatë ditëve të ardhshme: nuk dëshiron të humbasë kohë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania