Panorama Sport (Albania)

Musolli: Luajmë 10 finale për të parakaluar Tiranën

“Pres që të kalojë sa më shpejt kjo flamë që na izoloi dhe na e vështirëso­i jetën”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kapiteni i Kukësit ndodhet pranë familjes së tij në Prishtinë që prej afro dy muajsh. Për herë të parë që nga nisja e pandemisë, Besar Musolli flet nëpërmjet një interviste ekskluzive për “Panorama Sport”. Ai shprehet se kjo kohë ka qenë mjaft e vështirë për të gjithë, por në veçanti për futbollist­ët, të cilët kanë respektuar rregullat për të mirën e përbashkët e nuk janë stërvitur në fushë. Musolli shpreson që kampionati të nisë sa më parë e më pas verdiktin t’ia lënë fushës së blertë në kuadër të garës për titull.

Çfarë do të thotë për një futbollist profesioni­st që të qëndrojë më shumë se dy muaj pa dalë në fushë, qoftë edhe për stërvitje?

Është me të vërtetë e vështirë për çdo njeri, jo veç për ne që jemi mësuar të jemi aktivë çdo ditë të vitit. Askush s’e kishte menduar se do të arrinim

në këtë moment, por për të mirën e të gjithëve duhet të pajtoheshi­m me situatën. Jemi munduar që të stërvitemi me sa kemi pasur mundësi, por nuk është e njëjta gjë si të stërvitesh në fushë.

Si po e kaloni ditën dhe

a bëni stërvitje individual­e?

Jemi munduar të bëjmë maksimumin sa i përket stërvitjes me aq sa kemi pasur mundësi, por normale që duke respektuar rregullat për të mirën e të gjithëve. Jemi stërvitur në kushte shtëpie me udhëzimet e klubit, por edhe me programin tonë.

Si e keni përjetuar këtë situatë? Në Kosovë është ndier aq shumë sa në Shqipëri?

Si në të gjitha vendet kjo situatë ka ndikuar te të gjithë, sepse s’jemi mësuar të rrimë kaq shumë gjatë të mbyllur. Edhe në Kosovë nuk ka qenë situatë e mirë, por uroj të kalojë sa më shpejt e t’i kthehemi normalitet­it.

Çfarë prisni të ndodhë?

Unë pres që të kalojë sa më shpejt kjo flamë që na izoloi dhe na e vështirëso­i jetën tonë e të familjarëv­e tanë dhe të rikthehemi në jetën e përditshme. Sa i përket anës profesiona­le, të rinisim sa më shpejt futbollin.

I keni kërkuar klubit apo autoritete­ve të riktheheni në Shqipëri, çfarë ju kanë thënë?

Kemi qenë në kontakt të vazhdueshë­m me klubin dhe presim të merret një vendim për të vendosur më vonë si do të veprojmë.

Nëse do të nisë kampionati do të luhen nga dy ndeshje në javë, ndërkohë që temperatur­at pritet të jenë të larta. I bie që do të vazhdojë “tortura” për ju lojtarët?

Kushtet do të jenë të njëjta për të gjithë. Edhe pse s’do jetë e lehtë, do tentojmë të japim maksimumin tonë, ndonëse dihet se temperatur­at dhe intensitet­i i stërvitjev­e dhe ndeshjeve nuk do të jenë të favorshme.

Tirana është 9 pikë para. Sa shanse keni për ta përmbysur rivalin në 10 ndeshje të mbetura?

Do t’i marrim krejt ndeshjet deri në fund sikur të jenë finale, do të provojmë të marrim maksimumin dhe në fund do të shohim verdiktin si do jetë renditja. Neve na takon të japim më të mirën në çdo ndeshje dhe për këtë jam i bindur që secili bashkëlojt­ar i Kukësit do ta bëjë.

Mendoni se forma fizike do të ndikojë te titulli, sepse kaq shumë kohë pa bërë stërvitje në fushë është shumë e vështirë për futbollist­ët?

Të gjitha ekipet kanë qenë në kushte të barabarta. Ka qenë periudhë e vështirë për të gjithë. Secili ka qenë në këto rrethana, duhet ta shohim në fushë se ç’do të ndodhë, nuk mund të bëjmë parashikim­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania