Panorama Sport (Albania)

Kutinjo mbyll sezonin, Rumenige: Finale me Borusian

"Ekipi i Lysjen Favre, i vetmi që mund të na e ndalë hapin"

-

Karl Hainc Rumeni ge nuk kërkon që skuadra e tij të humbasë kohë. Drejtori ekzekutiv në klubin gjerman u shpreh për mediat se lojtarët duhet të jenë të përgatitur për çdo situatë, pasi diferenca me vendin e dytë, Borusian e Dortmundit, është e vogël duke parë që është për t'u luajtur edhe një ndeshje me verdhezinj­të. "Të gjithë e dimë se me nisjen e kampionati­t skuadrat do ta kenë të vështirë për të hyrë menjëherë në ritëm. Kjo ishte një nga ndërprerje­t më të gjata të ndodhura në skuadrën tonë. Kam folur me Hansi Flik dhe ashtu siç u shpreh edhe vetë ai, Bajerni është gati ta rinisë kampionati­n me të njëjtën uri sikur të ishte java e parë", tha Kalle. Ndeshja direkte në Dortmund do të jetë një treguese e mirë për skuadrën që do të fitojë titullin në fund të qershorit. "Edhe pse më parë duhet të luajmë dy ndeshje të tjera, mendja e të gjithëve është te përballja me verdhezinj­të që tani ndodhen pas nesh në renditje. Është një klasike e cila gjithmonë ka dhuruar sfida interesant­e. Edhe pse këtë herë do të jetë disi ndryshe për shkak se nuk do të ketë asnjë tifoz në stadium. Por përballje të tilla nuk kanë nevojë për motivim, jam i bindur se do të japim një sinjal të fortë në luftën për titull". KLOSE, I DUHURI - Rumenige u ndal edhe te Miroslav Klose, asistenti i ri i trajnerit Hansi Flik. "Miro është një njeri me personalit­et të lartë, ai ka shënuar shumë dhe ka fituar shumë me Bajernin dhe Gjermaninë. Ai zgjodhi të bëhej trajner dhe deri tani puna e tij në akademi ka qenë për t'u admiruar. Lojtarët e rinj kanë mësuar shumë nga eksperienc­a e tij. Klose punon fort, vjen i pari dhe largohet i fundit nga qendra stërvitore, ky është një mesazh i fortë për lojtarët të cilët

e admirojnë atë. Jam i bindur që ai do të vazhdojë të jetë i suksesshëm edhe në rolin e asistentit të dytë. Flik e njeh mirë Miron dhe e di se atij mund t'i besohej kjo detyrë e re. Është një fillim i ri për të dhe i uroj një karrierë sa më të suksesshme këtu", përfundoi Rumenige.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania