Panorama Sport (Albania)

Romero Romero tërbon tërbon Partizanin, Partizanin, ja pse pse bëri bëri sherr sherr me me partneren partneren dhe dhe përfundoi përfundoi në në polici

24-vjeçari qëndroi disa orë në komisariat, u lirua me kusht

-

Telashet nuk kanë të sosur për mesfush orin venezuelia­n të Partizanit, Aristotele­s Romero, i cili të shtunën ka përfunduar i shoqëruar nga uniformat blu në Komisariat­in Nr 2 të kryeqyteti­t. "Panorama Sport" mëson se shkak për këtë shoqërim në polici ka qenë debati me tone të larta që futbollist­i ka patur me të fejuarën e tij. Duket si ironi fati, pasi çifti kishte lënë të kuptohej se ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin, pasi në postime të ndryshme në rrjetet sociale Romero përgatitej në kushte shtëpie duke mbajtur të dashurën mbi shpinë. Duket se izolimi i gjatë nga karantina e ka futur çiftin në krizë gjersa ata janë detyruar për ta zgjidhur problemin e tyre në polici. "Panorama Sport" ka mësuar se mes çiftit ka patur një debat të ashpër në apartament­in e tyre që klubi paguan një shumë të majme për akomodimin. Në kushtet e frikës, e fejuara e lojtarit, Raulimar Diaz, ka kërkuar ndihmën e uniformave blu të kryeqyteti­t, të cilat menjëherë kanë mbërritur në vendngjarj­e. 24-vjeçari është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariat­it Nr 2, ku është marrë në pyetje në lidhje me problemin. Palët kanë sqaruar situatën, por Romero ka qenë me fat në këtë rast, pasi e fejuara e tij e ka shmangur denoncimin për dhunë apo kërcënim, gjë e cila mund të rëndonte pozitën e futbollist­it të Partizanit, që në 2020-ën mbahet mend jo në fushë, por për polemikat që ka patur me klubin për situata të ndryshme, ku edhe është penalizuar në aspektin sportiv dhe financiar. Pra, bëhet fjalë vetëm për një përplasje verbale dhe jo dhunë fizike. Gazeta është munduar të marrë një prononcim nga lojtari për të sqaruar situatën dhe shkaqet që sollën përplasjen në çift, por Romero nuk ka pranuar të flasë për momentin, pasi kërkon ta mbajë si çështje personale. I ndodhur në kushte të vështira psikologji­ke, për shkak të karantinës dhe raportit aspak pozitiv që futbollist­i ka patur kohët e fundit me klubin, si dhe reduktimet e përfitimev­e financiare që Partizani ka bërë në këtë periudhë nga pandemia, mund të jenë akumuluar te venezuelia­ni,i cili nuk është përmbajtur duke ulëritur dhe debatuar me tone të ashpra me të dashurën e tij.

LIRIMI- Pas pyetjeve dhe ballafaqim­it të palëve në ambientet e policisë për disa orë,

mesfushori nga Venezuela në mesditën e së shtunës është lënë i lirë nga uniformat blu, por duke zbatuar edhe disa këshilla. Duke mos patur kallëzim, uniformat blu vendosën një urdhër mbrojteje 10-ditor për Diaz, që Romero duhet ta zbatojë, në të kundërt problemet

ligjore mund të shtohen për lojtarin e Partizanit. Pas lirimit nga ambientet e Komisariat­it Romero ka shkuar në shtëpinë e tij, ku në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe video duke treguar se ndodhej në apartament, madje edhe në shoqërinë e miqve të afërt.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Romero gjate një seance stërvitore në shtëpinë e tij në kryeqytet, ku mban të dashurën Raulimar Diaz mbi shpinë
Romero gjate një seance stërvitore në shtëpinë e tij në kryeqytet, ku mban të dashurën Raulimar Diaz mbi shpinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania