Panorama Sport (Albania)

Zbërthehet Liçi: Ju tregoj tre korçarët më të mirë

Vllaznia/ Mesfushori: Ngjeshja e ndeshjeve, e rrezikshme

- Admir Uruçi

Në Shkodër po presin me ankth që t'i rikthehen fushës. U bënë dy muaj pa futboll dhe Arsid Kruja ia ndien mungesën. Ai shpreson që një orë e më parë qeveria dhe FSHF-ja të dalin me një datë zyrtare, ndonëse parashikon që rinisja do të jetë e vështirë. Mesfushori me tipare sulmuese u druhet dëmtimeve, ndaj hapur apelon që të bëhet kujdes. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", 26-vjeçari zbulon planet për të ardhmen, ndërsa nuk e fsheh dëshirën që Vllaznia e tij këtë vit ta mbyllë me një trofe.

U bënë dy muaj pa futboll, si ka qenë kjo periudhë në karantinë për Krujën?

Nuk ka qenë e lehtë. Periudhë shumë e vështirë për çdo futbollist, që është mësuar gjatë gjithë kohës të jetë në aktivitet dhe i lirë. E rëndësishm­e është që po lëmë pas gjithçka e po përgatitem­i për t'iu rikthyer normalitet­it.

A keni zhvilluar stërvitje individual­e gjatë kësaj kohe?

Jam përpjekur të ruaj formën fizike, por nuk është kurrë sikurse stërvitesh me ekipin. Gjithsesi, punoj çdo ditë sipas mundësive e kushteve që kemi.

Që të mbyllet sezoni brenda afateve, ngjeshja e ndeshjeve do të jetë e pashmangsh­me. E shihni si problem këtë?

Po, mund të jetë problem. Nëse periudha do të jetë shumë e shkurtër, nuk do të ketë kohë për fazë përgatitor­e. Nëse nuk stërvitemi mirë, mund të vijnë edhe dëmtimet. Prandaj e shoh si një periudhë shumë të vështirë dhe duhet bërë shumë kujdes. Të shohim si do të shkojë.

Si do të ndikojë e gjithë situata që kaluam te ju dhe futbollist­ët në përgjithës­i?

Jo për mirë, sigurisht. Gjendja fizike nuk është e duhura pasi jemi larg fushave të blerta për një kohë jo të shkurtër. Shpresoj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt dhe t'i kthehemi normalitet­it.

A do të ketë Vllaznia synime në Kupën e Shqipërisë apo thjesht do të tentoni të ngjiteni në klasifikim?

Shpresojmë të pozicionoh­emi sa më lart në tabelën e klasifikim­it dhe të mos qëndrojmë aty ku jemi. Unë kam besim që do t'i largohemi zonës së "play out"-it. Ndërkohë që shanset për Kupën e Shqipërisë i kemi të mëdha, ndaj pse të mos besojmë.

Në janar rinovuat kontratën me Vllazninë, ndërkohë që e keni thënë se dëshironi që të qëndroni gjatë tek ekipi i zemrës?

Unë do të jem këtu edhe për sezonin tjetër. Në janar rinovova me dëshirën time dhe të klubit që të jem pjesë e kuqebluve edhe vitin e ardhshëm. Por dëshira ime është të jem sa më gjatë pjesë e këtij klubi.

Pas mbledhjes qeveri-FSHF, shanset për rifillimin e futbollit janë rritur. Ju gëzon ky lajm?

Patjetër që po. Tani do të presim vetëm datën dhe këtë e dinë më mirë specialist­ët e fushës. Ata e dinë çfarë është më e mirë për njerëzit në këtë kohë pandemie. Çdo vendim që do të merret, duhet respektuar. Shëndeti qëndron mbi të gjitha. Por duke qenë se kanë filluar që të zbuten masat në tërësi në vendin tonë, atëherë mirë është që edhe futbolli t'i rikthehet normalitet­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania