Panorama Sport (Albania)

Reja: Rama të hapë aeroportin që të vij në Tiranë

“Më mungon Shqipëria, jam i surprizuar nga kuzhina dhe gatimet e peshkut”

-

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, tregon se i mungon shumë vendi ynë për shkak të karantinës dhe bllokimit të transporti­t ajror si pasojë e pandemisë së Koronaviru­sit. Italiani 74-vjeçar nënvizon se ka mbetur i surprizuar nga kuzhina shqiptare dhe se i mungon qyteti i Durrësit, ndërsa shton se në veçanti i mungon menyja e peshkut. Trajneri i kuqezinjve ka shpjeguar jetesën me gruan...

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, tregon se i mungon shumë vendi ynë për shkak të karantinës dhe bllokimit të transporti­t ajror si pasojë e pandemisë së Koronaviru­sit. Italiani 74-vjeçar nënvizon se ka mbetur i surprizuar nga kuzhina shqiptare dhe se i mungon qyteti i Durrësit, ndërsa shton se në veçanti i mungon menyja e peshkut.

KARANTINA - Trajneri i kuqezinjve ka shpjeguar jetesën me gruan e tij, zënkat, si dhe ka treguar si është përshtatur me teknologji­në në këtë periudhë kur komunikimi me anë të rrjeteve sociale është bërë thelbësor. “Më duket sikur jam kthyer në Shqipëri. Po më mungon Shqipëria dhe bari i fushës së lojës. Fatmirësis­ht jemi të gjithë mirë dhe rrimë të mbyllur brenda. Unë kam dy muaj që rri vetëm në shtëpi me gruan time. Përgjithës­isht grindemi. Mirëpo, këtë periudhë jemi grindur vetëm një herë. Është një mrekulli (qesh...). Pra, po qëndroj prej kohësh vetëm me një person tjetër. Vajza rri në një qytet tjetër në Itali dhe flasim vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale. Kjo është një mënyrë e të jetuarit ndryshe, teksa të gjithë rrinë në telefon dhe punojnë në kompjuter. Unë nuk jam tip i rrjeteve sociale, por i komunikimi­t të drejtpërdr­ejtë. Pra, më mungon fjala, nuk mund të flas vetëm me gruan time. Kontakti me lojtarët dhe drejtuesit më mungon shumë. Më mungon shumë Shqipëria, më mungon Durrësi dhe ushqimi. Më pëlqen peshku shqiptar që ishte një surprizë për mua.

Ka restorante të shkëlqyera, nuk e kisha menduar që mund të gjeja atë lloj ushqimi”, deklaroi trajneri i Kombëtares në emisionin “Miqtë e Hipokratit” në “Top Channel”.

KOMBËTARJA - Reja ka shpjeguar se çfarë këshillash ka dhënë për futbollist­ët kuqezinj për këtë periudhë karantine për të gjithë. “Kam folur javën e kaluar me 30-40 lojtarë të Kombëtares dhe u kam thënë që të ruajnë formën fizike. Disa kanë biçikletë në shtëpi dhe mund të punojnë, por gjithashtu i këshilloj që të ngjisin shkallët ku banojnë. Është një ushtrim i mirë”, ka vijuar italiani.

Futbolli shqiptar - Edi Reja, me stafin e tij teknik, ka marrë përsipër që të drejtojë të gjithë lëvizjen futbollist­ike shqiptare, teksa është shprehur shpesh se kërkon që kampionati ynë ta gjejë veten sa më shumë të përfaqësua­r në ekipet kombëtare. “Shpresoj që të rinisë futbolli, pasi ka një numër të vogël të të infektuarv­e. Kur ka nisur në Itali, atëherë duhet të nisë edhe në Shqipëri. Nëse bëhet me kushtet e duhura dhe me masat e nevojshme, pasi virusi nuk është shaka, atëherë duhet të rinisë. Kur do të kthehem në Shqipëri? Të nesërmen pasi të hapet kufiri. Duhet të afrohemi pak më shumë edhe me federatën për të nisur projektin e së ardhmes. Tani do t’i them edhe Ramës që të hapë të paktën udhëtimet nga Venecia (qesh...)”, deklaroi trajneri i Kombëtares, Edi Reja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania