Panorama Sport (Albania)

Futboll pa tamponë, ja prapaskena­t e takimit në ministri

Frika për lojtarët, Shulku: Do ketë vetëm kontrolle

-

Nuk do të ketë tam ponë për futbollist­ët dhe zyrtarët e klubeve në Shqipëri, por vetëm kontrolle. Është ky vendimi i marrë, pasi Ministria e Shëndetësi­së dhe FSHF u ulën për herë të parë të shtunën për të diskutuar se kur mund të rinisë futbolli. Pas konfirmimi­t të premten nga ministrja Ogerta Manastirli­u, se do të lejohen stërvitjet individual­e duke filluar data 18 maj, drejtuesit e institucio­nit të futbollit nuk mbetën të kënaqur. “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në FSHF se në takimin që patën me zv.ministren Mira Rakacolli dhe shefen e Shërbimit të Inteligjen­cës Epidemike, Eugena Tomini, u kërkua me ngulm që stërvitjet individual­e të nisin që sot (11 maj), në mënyrë që në datën 18 maj, kur dhe drejtuesja e ministrisë, Manastirli­u, bëri paralajmër­imin, skuadrat të fillojnë përgatitje­t kolektive. Duke qenë se parashikoh­et të nisë kampionati më 31 maj, me afro dy javë kohë përgatitje në grup, kjo situatë do të shikohej si gjysma e së keqes nga FSHF për skuadrat në këtë moment kur gjithçka është në luftë me kohën. Sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ishte i shoqëruar në takimin e zhvilluar të shtunën nga zv.presidenti Edvin Libohova dhe drejtori juridik, Aldi Topçiu. Edhe pse u paralajmër­ua nga federata se grupi i përbashkët i punës do të kishte si përfaqësue­s mjekun e Kombëtares, italianin Xhianluka Stesina dhe mjekun e Kukësit, Mel Ostreni, asnjë nga këta nuk ishte i pranishëm. Nga tre emrat që FSHF ka ngritur grup të përbashkët pune merrte pjesë vetëm mjekja imazherist­e, Arjana Sina. FSHF pret një reflektim nga ministria, në mënyrë që të paktën të lejojë stërvitje individual­e duke filluar nga kjo javë, në mënyrë që gradualish­t ekipet të nisin përgatitje­t kolektive nëse fiksohet zyrtarisht data 31 maj e startit të kampionati­t. Ky është plani që ka bërë sektori i garave në FSHF, pasi dështoi më parë me planifikim­in e datës 24 maj. Ndërkohë, mungesa e tamponëve ishte ajo që bëri përshtypje pas takimit në Ministrinë e Shëndetësi­së. Kësisoj, nuk do të ketë testime për futbollist­ët dhe një arsye madhore është kostoja e lartë.

DEKLARATAT - Sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku, konfirmoi mungesën e tamponëve, ndërsa ngulmoi se klubet i plotësojnë të gjitha kriteret dhe stërvitjet duhet të rinisin sa më shpejt të jetë e mundur. “Nga grupi i ekspertëve ishim të kënaqur me protokol

lin. I kanë parë me detaje propozimet dhe kanë 2-3 pika të paqarta, por ne i diskutuam tani dhe do jenë prapë pjesë e diskutimev­e. E përgjithsh­mja është pozitive dhe shpresojmë për një përgjigje të shpejtë. Pothuajse të gjitha klubet i plotësojnë kriteret. Pika e parë

që kërkuam është rikthimi në stërvitje dhe klubet i plotësojnë kriteret për mënyrën si do përgatiten dhe si do shkojnë në stadium. U diskutua edhe për tamponët, por nuk do të ketë. Do të ketë vetëm kontrolle. Diskutuam edhe për rinisjen e stërvitjev­e dhe data 18 maj është e

vonuar, por shumë shpejt do kemi një përgjigje nga ministria edhe për këtë”, deklaroi Shulku. Për mediat foli edhe presidenti i Ligës Profesioni­ste të Futbollit, Edvin Libohova, i cili është njëkohësis­ht zv.president i FSHF-së. “Takimi ishte në nivel teknik, specialist­ët vlerësojnë

situatën pasi panë materialet që ne u kemi dërguar. Patëm disa diskutime për të sqaruar edhe disa çështje të tjera dhe të jepet një përgjigje sa u përket masave, protokolli­t dhe zbatimit të tij në mënyrë që të fillojë kampionati sa më shpejt. Datë konkrete nuk ka dhe grupi do të

punojë. Ne e presim sa më shpejt vendimin dhe kjo mund të jetë punë orësh apo ditësh. Sigurisht, duke plotësuar kriteret e kërkuara për të qenë brenda protokolli­t. Predispozi­cioni i ministrisë ishte maksimal për t’u rikthyer sa më shpejt me lojën në fushë”, u shpreh Libohova.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania