Panorama Sport (Albania)

Ish-ministri i Shëndetësi­së: Mendoni për sezonin tjetër...

- Nga ILIR BEQJA

Kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga fillimi i zbatimit të urdhrave administra­tivë kufizues dhe të gjithë rrekemi të dialogojmë me qeverinë se kur dhe si do të kthehemi në normalitet­in e shkurtit 2020. Shumë pak përpjekje duket se janë bërë për të menduar se si do të mund të bashkëjeto­het me ‘COVID-19’ apo përgjithës­isht se si do të jetohet në një pandemi të caktuar. Ditët e fundit vëmendje të opinionit publik ka marrë edhe vijimi i aktivitete­ve futbollist­ike. Fuqia e sportit është e gjithëpran­uar. Mjafton të risjellim në vëmendje se sa ndjekës ka në ‘Instagram’ Kristiano Ronaldo apo sesa e njohur u bë Shqipëria në Francë vetëm pse skuadra jonë kombëtare mori pjesë në Kampionati­n Europian 2016. Me sa duket, është fuqia e futbollit që detyroi edhe Komandanti­n tonë të Përgjithsh­ëm të presë në takim zyrtar presidenti­n e FSHF-së apo që një tjetër politikan shumë i njohur në Shqipëri të vërë në dispozicio­n të mbështetje­s publike ndaj projektpro­tokollit të hartuar nga FSHF gjithë karrierën e vet profesiona­le 37-vjeçare. Duket se gjithë vëmendja e federatës është përqendrua­r se si të përfundojë sezoni futbollist­ik 2019–2020. Ndërkohë që kurdo dhe sido që të mbarojë ky sezon futbollist­ik, do të jetë një sezon jonormal. Praktikish­t do të jetë një sezon i humbur, paçka se mund të ketë dhënie trofesh. Lojtarët kanë dy muaj pa stërvitje, po ashtu edhe trajnerët. Lojtarët kanë 2 muaj që nuk kanë zbatuar as regjimin ushqimor. Mirëmbajtj­a e terreneve sportive është bërë e cunguar. Edhe nëse konfirmohe­t botërisht se ‘COVID-19’ u zhduk, do të vijohet në një situatë të pazakontë. Do të luhet në muajin korrik, kur nuk është luajtur kurrë. Do të luhet pa sportdashë­s. Por ç’është me e keqja, do të komproment­ohet e gjithë faza përgatitor­e e sezonit 2020-2021. Çfarë është më e rëndësishm­e? Të bëhen përpjekje për të përfunduar një sezon të komprement­uar? Apo të bëhen përpjekje për të filluar sa më mirë sezonin 2020-2021. Të mos harrojmë që opinionet shkencore paralajmër­ojnë për një rikthim të pandemisë në vjeshtë 2020. Nëse sezoni 2019–2020 mbyllet më 31 korrik 2020, kur do të mund të fillojë në mënyrë optimale sezoni i ardhshëm? Kush merret me sport, e sidomos me futboll, e di mjaft mirë sesa e rëndësishm­e është faza përgatitor­e. Qoftë për lojtarët individual­isht, qoftë për trajnerin për të ndërtuar formacioni­n dhe modulin e lojës. Disa pyetje për projetprot­okollin sanitar të përpiluar nga FSHF. Pse u dashka që skuadrat të mbërrijnë 15 minuta distancë nga njëra–tjetra kur lojtarët do të jenë pranë njëri-tjetrit për 45 minuta? Çfarë do të thotë teste të rregullta? Cila është rregullshm­ëria? Nuk mjafton që përgjigjet të jenë brenda orës 10 të ditës së ndeshjes. Cila është periudha dritare nga marrja e tamponit deri në orën 10 të ditës së ndeshjes? Sa teste duhet të kryhen në të gjithë vendin vetëm për një ndeshje? Kush do t’i marrë tamponët? Kush do ta përballojë koston e këtij testimi? Çfarë do të ndodhë nëse në një skuadër ka përhapje masive të sëmundjes te lojtarët dhe praktikish­t nuk ka kontingjen­t lojtarësh për të paktën 2-3 javë? Do të shtyhen ndeshjet? Deri kur? Do të quhet mosparaqit­je? Si do të vlerësohen pikët për ndeshjet që nuk mund të kryhen për këtë arsye? Çfarë është moduli elektronik për të certifikua­r subjektet e autorizuar­a që do të hyjnë në impiant? Ku hostohet? Është i centralizu­ar apo i decentrali­zuar? Kush e akseson? Mora shkas nga shembulli i futbollit, për të ftuar këdo që të mendojmë përtej të zakonshmes. Pandemia e ‘COVID19’ është moment ideal që na u dha për të menduar ‘disruption’ në shumë aspekte të jetës. Shpresoj që ky shënim dashamirës të mos provokojë keqkuptime në botën e futbollit dhe midis sportdashë­sve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania