Panorama Sport (Albania)

Sot Asambleja “online”, disa klube kundër rinisjes

Pro dhe kundër “fotografim­it” aktual, ja kush pret me padurim

- VIDEOKONFE­RENCA FAKTORËT PRO KONTRATAT

Pro dhe kundër. Duhet apo jo të rinisë kampionati. Mjaftojnë apo jo rreth 75% e ndeshjeve që janë zhvilluar, për të shpallur verdiktet e sezonit. Kush përfiton në rast se rinis dhe kush është i përfituar që tani dhe nuk ka dëshirë të rikthehet futbolli. Këto dhe shumë të tjera janë diskutimet që priten të hënën, kur futbolli shqiptar do të ketë mbledhjen e përvitshme në Asamblenë e Zakonshme.

Koha e pazakontë ka prekur edhe futbollin. Jo vetëm për ndalesën dhe kufizimin e aktivitete­ve, por sot për herë të parë do të kryhet një Asamble e Përgjithsh­me ku të gjithë anëtarët nuk do të jenë në një sallë, ama përpara një kompjuteri me anë të rrjeteve sociale. Paraditen e sotme, punimet e Asamblesë do të kryhen me anë të videokonfe­rencës.

FAKTORËT KUNDËR RINISJES SË FUTBOLLIT

Situata e rënduar financiare dhe mbi të gjitha kostot e shtuara për ekipet në rast se do të riluhet futbolli i zgjatur deri në korrik, është një emërues i përbashkët për të gjithë. Klubet janë në vështirësi të theksuara financiare, dhe shtimi i faturës së detyrimeve edhe me muajt qershor e korrik, e pamundëson vazhdimësi­në edhe më tej. Kjo, mund të bëjë bashkë që shumë presidentë dhe përfaqësue­s klubesh, ta ngrenë zërin njëherësh nga ekrani i kompjuteri­t, prej nga ku do të çojnë sinjal në mbledhjen e Asamblesë të hënën, me anë të videokonfe­rencës. Jo vetëm kaq, por ka edhe shumë skuadra të cilat janë të kënaqura me verdiktet aktuale të sezonit dhe do mjaftohesh­in me gongun final. Ndaj, do të bënin çfarëdo që është e mundur për ta shfrytëzua­r situatën e koronaviru­sit, për ta përfunduar sezonin. Madje, jo vetëm kaq, por edhe për të shpresuar që me këtë situatë, të mund të ndryshojë skema dhe të ketë një Superiore me më shumë sesa dhjetë skuadra për edicionin e ardhshëm.

Futbolli shqiptar përfshin jo vetëm verdikte të drejtpërdr­ejta nga fusha, por ka edhe skemë që përfshin verdikte me anë të fazave “play off”. Kësisoj, ekipet që kanë këtë interes, mund të kërkojnë me çdo kusht që të rinisë futbolli i luajtur. Edhe shumë skuadra që “digjen” nga fotografim­i aktual i kampionate­ve, do të synojnë të shtyjnë sa më fort për nisjen e sezonit dhe përfundimi­n në fushë.

Futbolli pritet që të rinisë të luhet aty ku ndaloi në mars për shkak të Koronaviru­sit. Kjo, për vetë përpjekjet e FSHF-së dhe së fundmi edhe për gatishmëri­në e Ministrisë së Shëndetësi­së për të diskutuar protokolli­n e rihapjes. Mirëpo, ka një çështje që nuk është ende e saktësuar me rregull. Çfarë do të ndodhë në muajt qershor dhe korrik, me kontratat, pasi ka shumë futbollist­ë që u mbaron marrëveshj­a me deri më 31 maj, si dhe së dyti çfarë do të ndodhë me pagesat në këto dy muaj. Do të paguhen lojtarët me dy muaj shtesë?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania