Panorama Sport (Albania)

Tirana kërkon me ngulm Kallakun

Lojtari i "djemve të detit" synon të luajë jashtë Shqipërisë, zbulohen pistat për merkaton e verës

- ZAMIR QYPI

Tirana kërkon me ngulm Sherif Kal lakun. Jemi në kohë pandemie, por kjo nuk e pengon klubin bardheblu të mendojë për merkaton e verës dhe pjesëmarrj­en e mundshme në Ligën e Kampioneve nëse arrin të fitojë titullin në sezonin 2019-2020. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht nga burime të sigurta pranë lojtarit 22-vjeçar dhe klubit kryeqyteta­s se bisedimet kanë ditë që kanë nisur mes palëve. Natyrisht një rol kryesor në këtë mes ka klubi i Teutës, me të cilin Kallaku është nën kontratë. Tirana insiston për blerjen e fantazisti­t, duke menduar ta ketë që për Kupat e Europës. Mirëpo, asgjë nuk është e lehtë. Të njëjtat burime i treguan dje gazetës se kërkesat për lojtarin e Kombëtares U-21 kanë qenë të shumta që në janar. Synimi i Kallakut dhe klubit durrsak është transferim­i i lojtarit jashtë Shqipërisë.

OFERTAT

Përveç Tiranës, që është i vetmi klubi i madh shqiptar që këmbëngul për të blerë Kallakun, mesfushori me tipare sulmuese ka katër pista shumë të rëndësishm­e jashtë vendit. Mësohet se një klub kroat, një turk, një hungarez dhe një polak kanë shfaqur interesim konkret, duke bërë edhe ofertat përkatëse. "Panorama Sport" zbulon se skuadra që duket një hap para të tjerëve për momentin është pikërisht NK Osijek në Kroaci, aty ku luan aktualisht mesfushori i Kombëtares, Eros Grezda. Klubi kroat ka patur vazhdimish­t kontakte me përfaqësue­sit e futbollist­it dhe palët duken në rrugë të mbarë për të nisur një bashkëpuni­m pas përfundimi­t të këtij sezoni.

Ky është momenti më i mirë për lojtarin me origjinë nga Fusha-Kruja që të bëjë hapin e madh në karrierë. Ai synon që me transferim­in jashtë të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga Edi Reja. Gjatë këtij sezoni fantazisti është aktivizuar në 22 ndeshje në kampionat me fanellën e Teutës, duke qenë golashënue­si më i mirë i saj, me tetë gola. Ky është sezoni i tretë që Kallaku luan në Superiore, teksa fillimisht u afirmua te Laçi në vitin 2017. Si një kontingjen­t i ekipeve kombëtare, lojtari ka rënë shpejt në sytë e menaxherëv­e të huaj, por deri më tani as atë, por as klubin e Teutës, nuk e kanë bindur ofertat e bëra.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania