Panorama Sport (Albania)

Tetë sulmues për vetëm 14 gola, Bylisi pret të rregullojë shënjestrë­n

Problemet në ofensivë, vetëm Mozone ka shënuar nga afrimet e janarit

- GOLAT ECURIA STËRVITJA E.SALIU

Bylisi është një nga ekipet që ka qenë aktiv, si në merkaton e verës, ashtu edhe në atë të dimrit. Ballshiotë­t kanë patur synimet e tyre në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë, ndërsa në merkaton e janarit, në Ballsh erdhën shumë futbollist­ë, sidomos ofensivë. Janë pesë lojtarë me tipare sulmuese si Munjoz, Mozone, Sallaku, Malçi e Peçi që iu bashkuan skuadrës në janar. Bashkë edhe me Guindon dhe Qardakun apo dhe Antonin, e çojnë në tetë numrin e futbollist­ëve sulmues.

Por, Bylisi edhe pse është një nga ekipet me shumë sulmues, ajo që bie në sy është se tetë lojtarë të këtij reparti kanë shënuar vetëm 14 gola. Madje, 10 prej tyre i ka shënuar malieni Saliu Guindo, 3 Mozone dhe vetëm 1 Qardaku. Guindo bashkë me Nuabuezen e Shkurtajn janë në listën e shënuesve më të mirë të elitës sonë. Ndërkohë që lojtarët e tjerë

nuk e kanë bërë sefte në Ballsh, pa thënë se Antoni është dëmtuar dhe ka luajtur vetëm tri ndeshje. Për ballshiotë­t më tepër kanë shënuar mesfushorë­t ofensivë, 4 gola Ntepe dhe 3 gola Murataj. Në pjesën e dytë të sezonit, mallakastr­iotët kanë vuajtur në vijën e parë, duke shënuar vetëm 13

gola në 11 ndeshje zyrtare.

Bylisi ndodhet në vendin e shtatë në tabelën e renditjes dhe ballshiotë­t kanë në total tetë ndeshje radhazi që nuk fitojnë në kampionat. Suksesi i tyre i fundit për vitin 2020 është sfida me Laçin e zhvilluar në Ballsh, që ishte

e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Atë takim ballshiotë­t arritën ta fitonin 2-0 në stadiumin "Adush Muça".

Ndryshe nga shumë ekipe të Superiores që në gjirin e tyre kanë lojtarë të huaj që janë larguar pa u mbyllur kufijtë në Maqedoninë

e Veriut apo edhe në Kosovë, te Bylisi është një tjetër situatë. Të huajt janë ende në Ballsh dhe Fier, përveç lojtarëve që banojnë në kryeqytet si Hidi, Bicaj e Peposhi, si dhe Miraka në Elbasan, Mëllugja e Ndreca në Burrel e Laç, Qardaku në Shkodër dhe Goxhaj në Durrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania