Panorama Sport (Albania)

Apeli i Luan Seitit: Mos ta kthejmë futbollin në basketboll

LUFTËTARI/ Ish-sulmuesi: Ja karantina e viteve ‘80

- HISTORITË NË KARANTINË TOMOR SHEHU

Futbolli mbetet pa dyshim sporti më argëtues për njerëzit. Me magjinë e tij në fushë, futbolli të bën të përjetosh emocione të shumta, teksa në vartësi të produktit që prodhon në fushë merr dhe rezultatin pozitiv apo negativ qoftë ai. Luan Seiti është i prerë në mendimin e tij sa u takon aludimeve që kanë të bëjnë me rinisjen e kampionati­t të ndërprerë për shkak të pandemisë së Koronaviru­sit. Në një bisedë për “Panorama Sport”, legjenda e futbollit gjirokastr­it flet për idenë e rinisjes së kampionati­t, por edhe mendimin që kishte dhënë Vasil Ruci, për ndeshjet nga 80 minuta dhe katër zëvendësim­e. “Nëse do të luhen ndeshjet e mbetura, të luhen me 45 minuta sipas rregullore­s dhe me nga tri zëvendësim­e. Nëse duhet ta kthejmë futbollin në basketboll, hajde ta kthejmë. Nuk mund të bëhen katër zëvendësim­e, se pastaj i humbet lezeti dhe bukuria e futbollit. Është njësoj sikur të pish ujë sa herë të duash në ndeshje. Në kohën tonë nuk kishte rast të pije ujë gjatë ndeshjes. Po të pinim ujë, hidhnim poshtë stërvitjen. Bënim thjesht një shpëlarje të gojës, asgjë tjetër. Futbolli ka rregullat dhe ligjet e tij, ndaj dhe duhet të zbatohen”, deklaroi fillimisht ish-sulmuesi i Luftëtarit.

Luan Seiti, në 15 vitet e karrierës së tij thotë se ka pasur momente gëzimi që përcillnin humor mes shokëve. “Në kohën tonë ishte e vështirë të kaloje caqet e të sjellurit. Gjithçka bëhej në mënyrë të rregullt brenda limiteve të shakasë. Nuk e tepronim më shumë se ç’duhej, kishim shoqëri të ngushtë dhe të padjallëzu­ar me njëri-tjetrin. Po meqenëse ju po më ngacmoni shumë, teksa më thoni çfarë më vjen në mendje nga ndonjë histori me dozë humori brenda, po ju tregoj diçka: Pas viteve ‘80, Luftëtari ishte skuadër e frikshme. U kallte datën skuadrave kundërshta­re. Jashtë fushe, skuadrat e tjera na kishin tmerr. Barazimet dhe fitoret tona jashtë fushe i përjetonim me shakara nga më të ndryshmet. Në kujtesë më kanë mbetur ‘skenat’ me profesorin tonë të respektuar Hito Hitaj. Sa herë që merrnim barazim ose fitonim, Hitua hiqte dhe vendoste kollaren. Ne ia kishim mësuar këtë gjë profesorit dhe ne me humor i thoshim: ‘Hito vëre kollaren’. Profesor sa hipte në autobus bënte ‘ritualin’ e zakonshëm pas rezultatev­e pozitive hiq dhe vër kollare”, tha fillimisht Seiti. Para viteve ‘90, Luftëtari fazën përgatitor­e e zhvillonte në Libohovë. Ajri i freskët rrëzë malit të Buretos dhe hija e rrapit legjendë të Libohovës ishin mjedisi i duhur për të harruar thasët me rërë në kurriz dhe pulpa. “Nuk mund të harroj atë periudhë sa të vështirë për kohën, por dhe aq të bukur që kemi kaluar në Libohovë, - thotë Seiti. Pas stërvitjes rraskapitë­se ushqimin e hanim në qytet, te lokali në qendër të Libohovës, mbuluar nga hija e rrapit madhështor, me ujin e ftohtë që gurgullont­e poshtë këmbëve tona. Pasi shijonim ushqimin e mrekullues­hëm, ngjiteshim në kalanë e qytetit se aty flinim. Natën kishim etje për ujë, por aty nuk kishim ujë dhe duhet të shkonte dikush për të mbushur ujë. Vendosnim baste me ushqimin e mëngjesit. Pyetja që i bënim njëri-tjetrit ishte: Kush do shkojë për ujë? I pari që ngrite dorën ishte portieri Neim Guri, që edhe pse më i madh në moshë nuk përtonte të shkonte. Neimi shkonte na sillte ujë dhe ‘fitonte’ reçelin dhe gjalpin e mëngjesit. Jo se e hante vërtet ushqimin e bastit, pasi kishte ushqim special për të gjithë. Të tilla shaka bënim kur flinim në kapanonet e kalasë së Libohovës”, vazhdoi Seti. Udhëtimet me autobus për Seitin në kohën e tij kanë qenë sa lodhëse po dhe aq argëtuese. “Kam qenë ‘i privilegju­ar’ në ato vite. Shoferi i autobusit, Muzafer Pumo, e kishte vdekje (bezdi) t’i ulej dikush mbi motor. Nuk lejonte asnjë të ulej. Sa hipja unë dhe ulesha mbi motor, vazhdonte rrugën”, përfundon ish-sulmuesi gjirokastr­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania