Panorama Sport (Albania)

Kaloshi: Më mungon porta, por të paktën stërvitem me vëllain

Rrëfehet lushnjari, i cili aktivizohe­t në Kosovë

- Alban Alushi

U bënë fiks dy muaj që futbolli është ndalur dhe në këtë situatë të pazakontë, janë lojtarët të parët ata që po vuajnë. Edhe pse mundohen që të përgatiten në kushte shtëpie, nuk është e njëjta gjë si të ushtrohesh me grupin. E megjithatë, Mikel Kaloshi ka luksin që të ketë në krah të vëllain. Që të dy janë portierë dhe ky fakt i vjen në ndihmë tjetrit. Një gjë të tillë e pohon për “Panorama Sport” vetë lushnjari, i cili aktivizohe­t në Kosovë te Drenica. Ish-gardiani i verdhejesh­ilëve, ndien mungesën e portës dhe pret me padurim që vendimi për të nisur futbollin të mos vonojë. “Edhe në Kosovë kampionati është ndërprerë dhe aktualisht jam në shtëpi. Pasojat janë shumë të mëdha, si në planin psikologji­k ashtu edhe për formën sportive. Jam mbyllur prej kohësh, megjithatë stërvitjet nuk po i ndalim. Përgatitem bashkë me vëllain, Arjolin, që është gjithashtu portier. Ai është pjesë e skuadrës sonë të zemrës, Lushnjës. Stërvitemi dy vëllezër portierë në kushte shtëpie, por mbetet shumë e vështirë. Na mungon fusha, na mungon porta. Një situatë e pamenduar, e paimagjinu­ar edhe pse ne jemi dy. Është shumë e vështirë”, tha fillimisht 27-vjeçari, i cili është produkt i “shkollës” verdhejesh­ile të futbollit. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për Albpetroli­n, Bylisin, Shkumbinin dhe Tomorin. “E kam ndjekur ecurinë e skuadrës së Lushnjës, patjetër. Unë jam lushnjar dhe kam edhe vëllain që luan për Lushnjën. Për fatin e keq, kampionati u ndërpre në kulmin e tij. Shpresojmë që të krijohen kushtet dhe të merren masat e duhura shëndetëso­re, që skuadrat pikësëpari të zbresin në fushë. Pastaj, do të shohim përplasjet direkte të Lushnjës me Apoloninë dhe Pogradecin, aty ku do të vendoset gjithçka”, përfundoi Kaloshi. Lushnja është një nga qytetet më të sigurta dhe nga dita e djeshme figuron zonë e gjelbër. Tashmë, edhe futbollist­ët nuk do të kenë më nevojë për liridalje, pasi gjithçka do të jetë e lirë deri në orën 21:00, duke respektuar rregullat dhe distancën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania