Panorama Sport (Albania)

Strakosha: Falënderoj Taren që më ka dhënë besim

-

Portieri i Lacios, Thomas Strakosha, ka dhënë një intervistë për “Lazio Style Channel”, ku ndër të tjera ka falënderua­r Igli Taren dhe Simone Inzagin për besimin e dhënë. Numri një i portës së Kombëtares shqiptare është gjithashtu titullar edhe i bardhekalt­ërve në Serinë A prej dy sezonesh, duke u bërë një prej shtyllave të projektit të skuadrës kryeqyteta­se të Italisë. Strakosha, i formuar në Greqi, është blerë nga Tare dhe akademia e Lacios me një vlerë prej vetëm 75 mijë eurosh dhe tanimë, për kartonin e tij, nuk mjaftojnë as 30 milionë euro, pasi Thomas ka qenë një garanci e shtuar për Lacion, sidomos këtë edicion kur po luftojnë për titullin në Serinë A.

KARANTINA - Thomas ka shpjeguar ndjesinë e rikthimit në fushë, teksa Lacio, pas testimit të të gjithë skuadrës, ka qenë prej atyre skuadrave të Serisë A që i është rikthyer qendrës stërvitore. “Është këndshëm të rikthehesh në normalitet përsëri dhe të shkelësh në fushë. E kam kaluar kohën në karantinë duke parë filma dhe duke u stërvitur. Fatmirësis­ht kisha familjen time pranë. Gjatë kësaj periudhe, shokët me të cilët kam folur më tepër kanë qenë Milinkoviç dhe Marusiç”, është shprehur fillimisht portieri kuqezi.

TARE DHE INZAGI - Strakosha ka veçuar drejtorin sportiv të Lacios, Igli Taren, për një fakt. Sipas tij, ish-bomberi i Kombëtares shqiptare ka besuar te portieri edhe në një periudhë kur shumë të tjerë nuk e kanë bërë diçka të tillë. “Dua të falënderoj shumë drejtorin sportiv Tare dhe trajnerin Simone Inzagi, të cilët kanë besuar gjithmonë tek unë, edhe kur të tjerët nuk kishin besim”, ka deklaruar portieri i Lacios.

NDESHJA ME ATALANTËN - Lacio është afruar me kreun këtë edicion dhe është bashkuar në garën treshe me Juventusin dhe Interin për Serinë A. Portieri kuqezi tregon edhe momentin e veçantë të ecurisë së bardhekalt­ërve. “Sezoni ynë ka ndryshuar qysh në pjesën e dytë me Atalantën. Aty kuptuam që ne s’duhet të heqim dorë kurrë. U bindëm për potenciali­n dhe cilësitë tona. Ishte ndeshja jonë më e mirë”, është shprehur Strakosha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania