Panorama Sport (Albania)

Jetojnë në një shtëpi nga halli, por janë të ndarë

Romero merr vendim për të ardhmen, e dashura se priti mirë

- ILIR CARA

Aristotele­s Romero dhe Raulimar Diaz me shumë gjasa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas sherrit të fundit që kanë patur në çift. Gjithçka për momentin raportohet si një debat i ashpër mes futbollist­it të Partizanit dhe të fejuarës së tij, pasi Diaz është mjaftuar vetëm me shoqërimin e 24-vjeçarit, duke mos bërë kallëzim për dhunë. Ndonëse çifti konsideroh­et i ndarë, ata vazhdojnë të jetojnë brenda ambienteve të së njëjtës shtëpi. Kjo bashkëjete­së vijon më së shumti nga "halli" për shkak të kufizimit të lëvizjeve. Policia ka vendosur një urdhër mbrojtjeje 10-ditor për Diaz, kohë e cila shikohet si afat kur ish-e dashura e lojtarit do të largohet nga Tirana. Me shpresën se pas datës 18 maj do të zbuten masat e izolimit dhe pritet që të nisin fluturimet me jashtë vendit, "Panorama Sport" mëson se Raulimar Diaz ka prerë biletën për datën 19 maj për të udhëtuar drejt Italisë. Nga burime pranë lojtarit, gazeta mëson se palët i kanë dhënë fund marrëdhëni­es në çift, ndonëse vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën strehë edhe pas shoqërimit të Romeros në polici. Lojtari i Partizanit dhe ish e dashura e tij e diplomuar në mjekësi në Itali po shijojnë ditët e fundit në distancë të vogël, por të monitoruar nga policia. Shenjat e divorcit duken edhe nga profilet e dy personazhe­ve në "Instagram", ku si Romero, por edhe Diaz i kanë fshirë fotot që kanë patur së bashku. Ndërsa në "Facebook", ku rezultojnë disa profile me emrin e Aristotele­s Romeros, ekzistojnë akoma fotot e çiftit.

PRAPASKENA- Aristotele­s Romero njihet më shumë për publikun shqiptar jo për aq sa ka dhënë në fushë, por marrëdhëni­et që ka patur me klubin kryeqyteta­s. Por miqtë dhe shokët e tij e paraqesin një natyrë ndryshe nga ajo që duket, duke dhënë imazhin e një tipi alegro dhe të dashur. Gjithsesi, "Panorama Sport" ka mësuar se në debatin mes palëve ka ndikuar vendimi që ata duhet të merrnin për të ardhmen. U përfol për debat me prapavijë financiare, por miq të lojtarit bëjnë me dije se gjithçka ka lindur nga një vendim për të ardhmen, gjë e cila nuk është pranuar nga e fejuara. Nga vetë mënyra se si ka precipitua­r ngjarja, tonet e larta dhe ulërimat, si nga lojtari dhe e dashura, tregojnë se kriza

në çift ka qenë në kulm. Fillimisht rasti është denoncuar në polici si akt dhune, por me kalimin e orëve janë ulur gjakrat dhe e dashura e Romeros nuk ka bërë kallëzim në polici, gjë e cila do të bënte që venezuelia­ni të kalonte për masë sigurie para "togave të zeza".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania