Panorama Sport (Albania)

Teste 2 ditë para ndeshjeve dhe dy autobusë, ja risitë në Spanjë

-

Futbolli po rikthehet dhe skuadrat kryesore në Europë janë duke u përgatitur për të përfunduar sezonet pas ndalesës prej pandemisë "COVID-19". Tifozët duhet të bëhen gati për të parë një futboll të çuditshëm, i cili do të ketë ndryshime dhe rregulla strikte. Bëhuni gati për një futboll pa tifozë, i cili nuk ka shumë vlerë, por do të duhet të zhvillohet për shkak të sponsorëve dhe parave të shumta që qarkullon. Duket deri diku një çmenduri ky futboll që do të shohim dhe abstrakt sepse lojtarët do të sfidojnë njëritjetr­in në fushën e lojës, por nuk do të lejohet që të ecin bashkë për të dalë nga fusha. La Liga spanjolle po përgatitet për t'u rikthyer në fushën e lojës më 12 qershor, edhe pse asgjë nuk është zyrtare.

TEST PARA 2 DITËSH- Çdo futbollist do të kryejë testin për të kuptuar nëse është i prekur me "COVID" apo jo 48 orë përpara çdo ndeshjeje. Në rast se ai do të dalë pozitiv, atëherë nuk do të jetë i gatshëm për atë ndeshje. Diçka të tillë e shpjegon Havier Tebas. "Lojtarët do të bëjnë test 48 orë përpara një ndeshjeje për të parë nëse janë të prekur apo jo. Nëse po, nuk do të luajnë në këtë takim", thotë numri një i La Ligës.

DY AUTOBUSË- Skuadrat do të paraqiten në stadiume me dy autobusë për çdo ekip dhe jo siç ka qenë deri tani. Në këtë formë do të ruhet distanca e sigurisë mes 23 futbollist­ëve dhe stafit teknik, të cilët do të jenë të grumbullua­r me fillimin e La Ligës. Klubet kanë detyrë që të raportojnë gjithçka do të bëjnë dhe hapat që do të ndërmarrin në La Liga.

MATET TEMPERATUR­A- Sapo ekipet të mbërrijnë në stadium, në hyrje do t'u matet temperatur­a

dhe do të shkojnë menjëherë në dhomat e zhveshjes duke mos u takuar me asnjë tjetër. Sipas protokolli­t, stadiumi do të ndahet në tri zona, zona jeshile që përfshin terrenin e lojës dhe dhomat e zhveshjes ku duhet të kenë në total 94 persona (46 futbollist­ë, trajnerë, mjekë, fizioterap­istë, arbitra, etj).

Pastaj do të jetë zona blu, e cila përfshin tribunën VIP, ku do të jenë prezent 94 persona të tjerë. Zona e tretë do të jetë pjesa e jashtme e stadiumit, ku mund të qëndrojnë 32 persona.

TË INFEKTUARI­T- Është i përcaktuar qartë edhe protokolli që paraqet sjelljen dhe veprimet që

duhen ndjekur në rast se një lojtar del pozitiv pas zhvillimit të një ndeshjeje. Po flasim për një tip të dytë të Koronaviru­sit, sepse askush nuk mund të infektohet nëse nuk ka kontakt 15 minuta me një person tjetër. "Lojtari do të futet në karantinë dhe do të presë derisa të shërohet. Pezullim i kampionati­t?

Nuk do të kemi më ndalesë të kompeticio­nit në rast se një lojtar apo dy do të dalin pozitivë pas një ndeshjeje. Është më e lehtë ta marrësh virusin në supermarke­t apo në farmaci, sesa duke luajtur futboll. Lojtarët duhet të jenë të qetë", thotë Tebas. Numri një i La Ligas nuk ka dashur që të japë një datë të

saktë për rifillimin e kampionati­t, por shpreson që gjithçka të nisë në mesin e qershorit për të përfunduar në korrik. "Shpresojmë që gjërat të shkojnë ashtu siç duhet dhe të vazhdojmë me planin që kemi nisur. Mendoj se mesi i qershorit do të ishte ideal për fillimin e kampionati­t", përfundoi presidenti i Ligës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania