Panorama Sport (Albania)

Fusha neutrale, ndalohet pështyrja dhe përqafimet

-

Gati 4 milionë paundë për 26 mijë tamponë në total me kosto 150 paundë njëri, të cilët do të kryhen dy herë në javë në secilën prej 20 klubeve të Premier Ligës: është ky manuali mjekësor i studiuar për rinisjen e kampionati­t anglez në mes të muajit qershor. Një objektiv që pritet të marrë edhe OK-in e klubeve në videokonfe­rencën që do të mbahet sot, ku do të përcaktohe­t edhe protokolli shëndetëso­r. Ndër gjërat e ndaluara do të jetë edhe pështyrja e futbollist­ëve në fushë. Mjekët kanë kërkuar ndëshkim me karton të verdhë për lojtarët që thyejnë rregullat sanitare. Ata kanë frikë se pështyma mund të bëhet shkak i infektimit të futbollist­ëve. Lojtarët janë udhëzuar gjithashtu që të udhëtojnë në stadiume me autobusë të ndryshëm dhe që të përdorin bërrylat dhe jo gishtat për të shtypur butonat e ashensorëv­e. Me Koronaviru­sin që thuhet se mbijeton deri në 72 orë në sipërfaqe, topat do të sterilizoh­en dhe lojtarët do të këshillohe­n që të mos mbahen me njëritjetr­in gjatë ekzekutimi­t të goditjeve të këndit. Nuk do të ketë as përqafime gjatë festës së golave. Propozim tjetër është që ndeshjet e mbetura të zhvillohen në 10 fusha neutrale. Klubet e pjesës së poshtme të klasifikim­it kishin në plan të bëheshin bashkë kundër rinisjes së sezonit, me shpresën për të bllokuar rënien e tyre, por ato janë kërcënuar nga të mëdhatë se nëse bëjnë një pakt të tillë, atëherë ato do të votojnë që ato të bien nga kategoria.

Rasti i fundit - "Pavarësish­t të gjitha masave, ne kemi një tjetër futbollist pozitiv". Shefi i Brajtonit, Pol Barber, konfirmoi dje se klubi i Premier Ligës ka diagnostik­uar futbollist­in e tretë me "COVID-19". Dy lojtarë të "Pulëbardha­ve" rezultuan pozitivë më 26 mars dhe 2 prill, por tashmë është konfirmuar edhe një rast i tretë, duke shtuar pasigurinë për rinisjen e stërvitjes më 18 maj. Ai është izoluar, ndërsa mësohet se nuk ka patur kontakt me lojtarët e tjerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania