Panorama Sport (Albania)

Juve-Lion më 7 gusht, UEFA e përgënjesh­tron

Kompeticio­net europiane pritet të nisin prej 3 gushtit

-

Juventus-Lion do të luhet më 7 gusht? Apo ndoshta jo. UEFA ndërhyri pas deklaratës së presidenti­t të Lionit, se ishte përcaktuar data e ndeshjes së kthimit të 1/8ave të Champions-it në Torino. Por kjo është një datë e mundshme nëse gjërat do të shkojnë sipas planeve. Kjo kundërpërg­jigje e UEFA-s erdhi pas deklaratav­e të presidenti­t të Lionit, Ola, i cili tha se po përgatiten për të luajtur në këtë datë. Edhe Lioni reagoi duke thënë se po pret me vëmendje datën e vendosur nga UEFA për ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve në mënyrë që të bëjë programin stërvitor. "Asgjë nuk është vendosur, asgjë", njoftoi një zëdhënës i UEFAs në lidhje me datat e kompeticio­neve europiane të këtij sezoni. Përparësia është rinisja e kampionate­ve kombëtare dhe plani i UEFA-s është që ndeshjet e mbetura të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës të nisin prej datës 3 gusht, për ta mbyllur sezonin më 29 gusht, me finalen e Champions-it në Stamboll. Ideja është që kur të rinisë sezoni në Europë, kampionate­t të kenë përfunduar dhe më 3 gusht UEFA të ketë në dorë emrat e skuadrave pjesëmarrë­se në kompeticio­net e saj prej sezonit të ardhshëm. Finalja e Ligës së Europës, që do të mbahet në Gdansk, është planifikua­r për në datën 26 gusht. Katër nga 8 ekipet çerekfinal­iste të Ligës së Kampioneve janë njohur: Atletiko, PSG, Lajpcigu dhe Atalanta. Për të mësuar edhe katër ekipet e tjera çerekfinal­iste do të duhet të presim luajtjen e ndeshjeve të kthimit Juventus - Lion (0-1), Man. Siti - Real Madrid (2-1), Bajern Mynih Çelsi (3-0) dhe Barcelona Napoli (1-1). Pak ditë më parë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, njoftoi se

qeveria europiane e futbollit do të bëjë gjithçka që sezoni të përfundojë deri në fund të muajit gusht, sepse një zgjatje e tij për në shtator do të komproment­onte planet e nisjes së sezonit 2020-'21. Dhe për të realizuar planet e saj brenda afatit, UEFA ka diskutuar skenarë

të ndryshëm për fazën çerekfinal­e dhe gjysmëfina­le. Një nga këto ide e zbuloi edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili tha se një nga planet e diskutuara ishte edhe zhvillimi i ndeshjeve gjysmëfina­le me tek ndeshje, njësoj si finalja e Stambollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania