Panorama Sport (Albania)

Italia shtyn për sot vendimin, shpresë për datën 12 qershor

Komiteti Teknik Shkencor jep shenja aprovimi

-

Orët e ardhshme mund të jenë shumë të rëndësishm­e për futbollin italian, që pret të marrë Ok-in e Komitetit Teknik Shkencor të qeverisë për nisjen e stërvitjes kolektive të skuadrave më 18 maj. Drita jeshile nuk do të thotë automatiki­sht se kampionati do të rinisë, sepse vendimtare do të jenë takimet mes kryeminist­rit Konte dhe federatës italiane dhe asamblesë së Ligës së Serisë javën e ardhshme. Por sidoqoftë do të jetë një hap i rëndësishë­m përpara drejt rinisjes. Siç shpjegon “La Gazzetta dello Sport”, së shpejti Komiteti Teknik Shkencor do të japë mendimin e tij për ministrin e Shëndetësi­së dhe ekspertët e task forcës së Mbrojtjes Civile, pastaj ministri i Sportit duhet ta integrojë me linjën e udhëzimeve relative të punëve të sportistëv­e të sporteve kolektive. Derisa kjo të ndodhë, do të jetë i nevojshëm mbulimi normativ i dekretit të ri të kryeminist­rit, i cili aktualisht është ende në fazën e përgatitje­s. Në tavolinën e bisedimeve, diskutimet mbeten të ndërprera: mes më të rëndësishm­eve është ajo që ka lidhje me udhëzimet sesi do të reagohet në rast të personave pozitiv brenda një skuadre. Kush do të infektohet, ashtu siç ndodh ekzaktësis­ht me qytetarët normalë, duhet të respektojë një periudhë izolimi prej 2 javësh në karantinë, ashtu siç do të izolohen edhe ata që kanë pasur kontakt me të. Kjo do të thotë se në rast të një zbulimi të një personi tjetër pozitiv mund të ketë një tjetër ndalesë të kampionati­t. Një tjetër pikë e rëndësishm­e do të jenë analizat kardiovask­ulare, që duhet të përjashtoj­ë

çdo lloj rreziku për ata që kanë kontaktuar virusin. Kështu që fati i futbollit italian është ende në udhëkryq dhe do të varet shumë nga kurba epidemiolo­gjike, motiv për të cilin ende sot nuk ka një datë rinisjeje, edhe pse objektivi është rikthimi në fushë prej 12 qershorit. Por rikthimi në fushë si të do të bëhet dhe mbi të gjitha ku? Prej javësh qarkullon ideja për t’i luajtur ndeshjet në Italinë qendrore dhe jugore, duke shmangur kështu zonat më të rrezikshme, por disa presidentë klubesh dhe Liga e Serisë A janë shprehur me rezerva ndaj kësaj ideje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania