Panorama Sport (Albania)

Suarez mahnit mjekët me formën, por Barça është larg 100%-shit

Uruguaiani po pret miratimin që të rikthehet të luajë

- FORMA E LOJTARËVE

Luis Suarez është duke e kapur shumë mirë ritmin e punës dhe të ushtrimeve që ka zhvilluar Barcelona gjatë këtyre dy ditëve pas karantinim­it. Por për momentin, sulmuesi uruguaian nuk e ka marrë miratimin e mjekëve për të qenë në fushën e lojës kur të rikthehen kompeticio­net. Ai është duke punuar maksimalis­ht që të jetë bashkë me pjesën tjetër të skuadrës dhe sinjalet janë pozitive. "El Pistolero" u operua më 12 janar në gjurin e këmbës së majtë dhe nga ajo ditë kanë kaluar katër muaj. Problemi është se në 2 muaj karantinë, rikuperimi i tij aq sa ka avancuar, aq është bërë problem. As trajnerët dhe as mjekët nuk duan që ta rrezikojnë lojtarin dhe ta përgatitin në një kohë sa më të shkurtër. Po punojnë me qetësi dhe njeriu që po e udhëheq këtë "skemë" është trajneri Kike Setien. Ky i fundit e vlerëson shumë Suarezin dhe mendon se do të jetë si një blerje e re për këtë fundsezoni. Duke parë mënyrën

si do të rikuperohe­t nga dëmtimi, Suarez do të rikthehet të ketë minuta në kompeticio­net e rëndësishm­e. Pavarësish­t faktit që ka qëndruar shumë kohë jashtë fushave të lojës, 33-vjeçari ka shënuar 14 gola këtë sezon në të gjitha kompeticio­net dhe është një nga golashënue­sit e kampionati­t

me 11 gola.

Nga testet e shpejtësis­ë dhe të forcës që kanë bërë lojtarët e Barcelonës pas rikthimit nga periudha e pushimit 2-mujor, të dhënat e para e bëjnë optimist stafin katalanas. Forma e lojtarëve është te 40-45%, një shifër që shihet me shumë pozitivite­t nga mjekët e Barcelonës dhe përgatitës­it fizikë. Ata mendonin se lojtarët do të ishin në 30-35% e formës së tyre, por duket se janë treguar profesioni­stë të vërtetë dhe kanë zbatuar me përpikmëri rregullat dhe dietën e klubit. Tani do të punojnë gjatë këtyre ditëve për të kapur një formë optimale, edhe pse për të arritur në 100% do të jetë shumë e vështirë. Ngarkesa e këtyre ditëve nuk është e lartë, sepse trajnerët i druhen ndonjë dëmtimi dhe për këtë arsye po punojnë pak nga pak. Pas dy ditëve në stërvitje, Setien i dha ekipit dy ditë pushim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania