Panorama Sport (Albania)

Nga Joviç te Kasano, sa shumë dështime te Reali

Edhe Samuel me Saviolën s'bindën, në Madrid ka presion

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Dëmtimi në shtëpi, i cili do t'i kushtojë Luka Joviçit të paktën 3 muaj jashtë fushave të lojës, është lajmi i fundit negativ për sulmuesin serb. U transferua për 60 milionë euro nga Frankfurti dhe pati shumë vështirësi për t'u përshtatur me realitetin e ri. Ka shënuar vetëm 2 gola në 24 ndeshjet e luajtura në këtë sezon dhe të gjitha rrugët të çojnë në një "divorc" mes palëve. Por Luka Joviç nuk është as i pari dhe as i fundit që shkon te Reali për të shkëlqyer dhe i zhgënjen të gjithë.

SHUMË DËSHTIME- Në portën e "dështakëve" te Reali nuk mund të mos kujtojmë portierin Albano Bizarri, i cili në Serinë A luajti me Katanian, Lacion, Xhenoan, Kievon, Peskarën dhe Udinezen. I transferua­r në vitin 1999 nga Rasing Avejaneda nuk la shenjë dhe u largua nga Reali. Në mbrojtje janë dy futbollist­ë që u transferua­n në verën e vitit 2004 dhe rezultuan dështim. Valter Samuel dhe Xhonadan Udgejt. Reali pagoi 25 milionë për argjentina­sin dhe 20 për ish-lojtarin e Njukasëlli­t. Samuel luajti vetëm një vit dhe u

ble nga Interi për 16 milionë euro. Historia këtu dihet si shkoi. Argjentina­si u shndërrua në një nga heronjtë e tripletës. Tjetër histori për Udgejtin, i cili u transferua në Spanjë me pritshmëri të mëdha. Por një autogol dhe kartoni i kuq prishën debutimin dhe aventurën e tij.

Edhe në mesfushë ka patur emra që kanë dështuar. Dy prej tyre u futin ende të dridhurat tifozëve madrilenë kur i kujtonë: Rojston Drente dhe Asier Ijaramendi. Për të parin Reali investoi 14 milionë euro duke "djegur" konkurrenc­ën e disa skuadrave italiane.

Drente kurrë nuk u përshtat me futbollin spanjoll dhe u largua në verën e vitit 2010. Ijaramendi shihej si Alonso i ardhshëm dhe u ble 32 milionë euro. Luajti dy sezone dhe u rikthye te Sociedadi, skuadër ku kishte kaluar të gjithë karrierën dhe vazhdon ende të jetë kapiten i saj. Në sulm, një nga zhgënjimet më të mëdha të kohëve të fundit është Havier Saviola, i cili në vitin 2007 ishte 26 vjeç. Ish-lojtari i Barcelonës luajti vetëm 2 sezone dhe 32 ndeshje duke shënuar vetëm 5 gola. Duke u rikthyer në kohë, një tjetër dështim është

Ognjenoviç. Më shumë sesa për paraqitjet e tij në fushën e lojës, u bë lajm që Reali preferoi atë dhe jo Samuel Etonë. Duke folur për sulmues nuk mund të mos përmendim edhe një nga të paktët italianë që kanë veshur fanellën e Realit: Antonio Kasanon. Në janarin e vitit 2006 ai u transferua në Madrid, por kurrë nuk e fitoi zemrën e tifozëve, të cilët e akuzonin si joprofesio­nist. Kapelo e përjashtoi disa javë, por ai ka fituar një titull duke luajtur 7 ndeshje dhe duke shënuar 1 gol. Meritojnë një vend special edhe dy mbrojtësit Teo Hernandez dhe Danilos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania