Panorama Sport (Albania)

Dëmtohet Kutinjo, mbyll sezonin me Bajernin

Mesfushori do të qëndrojë 6 javë larg fushës së blertë, humb shansin që të konfirmohe­j

-

Felipe Kutinjo duket se nuk do ta veshë më fanellën e Bajernit të Mynihut. Braziliani që erdhi me bujë nga Barcelona në formën e huazimit është dëmtuar dhe do të mungojë për rreth gjashtë javë. Dyshimi nëse ai do të kthehet të luajë edhe një ndeshje të vetme në këtë sezon, është i madh. Kujtojmë se bavarezët kanë mundësi ta blejnë mesfushori­n brazilian deri më 30 qershor të këtij viti. Edhe pse duke patur parasysh ndërprerje­n e kampionati­t gjerman për shkak të "COVID-19", Barcelona mund të vendosë një datë tjetër. Por dëshira dhe planet e klubit më të madh në Gjermani duket se nuk përputhen me ato të lojtarit. Kutinjo shkëlqeu pak, për të mos thënë fare në "Allianz

Arena" duke mos treguar klasin që ishim mësuar të shihnim me Liverpulin apo Barçën. Plot 120 milionë euro duhet të paguajë Bajerni për kartonin e braziliani­t. Shumë kjo që bavarezët mund ta përdorin për një lojtar tjetër. Kai Haverc nga Bajer Leverkusen dhe Leroi Sane i Mançester Sitit janë prej shumë kohësh në listën e dëshirave të trajnerit

Hansi Flik, i cili kurrë nuk arriti t'i gjente një rol titullari Kutinjos, duke e konsiderua­r atë si të papërshtat­shëm për skemat e tij. E ardhmja e braziliani­t mund të jetë në Spanjë tek Atletiko e Madridit, ashtu si dhe në Premier Ligë ku skuadra si Totenhem apo Njukasëll kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e fantazisti­t 27-vjeçar.

Vetë lojtari pranoi para disa muajsh se e kishte të vështirë të ambientohe­j me jetën dhe stilin e lojës në Gjermani. "Mynihu më pëlqen shumë, por kur vjen nga një shtet tjetër, është gjithmonë e vështirë të ambientohe­sh në një periudhë kaq të shkurtër. Kampionati gjerman është ndryshe nga ai spanjoll dhe anglez".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania