Panorama Sport (Albania)

Maldini dhe Pioli, mbi dyshen qëndron hija... e Rangnikut

Gjermani si drejtor-trajner, Paolo e Stefano mbeten pa... zyrë

- PIOLI

Në pritje të dritës së gjelbër për të nisur stërvitjet në grup, te Milani gjithmonë e më shumë po dalin zbuluar ato që mund të jenë planet për të ardhmen. Përveç kontratave të Ibrës, Donarumës apo strategjiv­e të merkatos, Ivan Gazidhisi do të qartësojë së shpejti edhe raportin me Paolo Maldinin. Ky i fundit vijon të meditojë lidhur me pozicionin e tij në klub duke nisur që nga sezoni i ardhëm. Konfirmimi i legjendës do të përfaqëson­te vazhdimësi­në, teksa një zbarkim i mundshëm i Ralf Rangnikut mund të ishte revolucion­i, i radhës, te kuqezinjtë. Trajneri gjerman vazhdon të zbulojë detaje mbi takimin me krerët e “Djallit”, të cilët në sytë e tifozëve

po duken si gënjeshtar­ë pasi deri pak muaj më parë deklaronin se nuk kishin kontaktuar askënd për të pasuar Piolin. PARADOKSI – Sidoqoftë rrjedha e ngjarjeve, vështirë të imagjinohe­t një bashkëjete­së Rangnik-Maldini, sidomos pas deklaratës së ishmbrojtë­sit që nuk e sheh gjermanin si një profil të duhur për

pankinën milaniste. Sipas “Tuttosport”, te Milani nuk ka vend për të dy, ndaj me gjasë do të jetë shefi teknik i Red Bullit që do të bëjë rolin e dyfishtë (trajner-drejtor) te “Djalli”, duke siluruar Maldinin jashtë orbitës kuqezi. Pavarësish­t të gjitha aspekteve të problemit, Ivan Gazidhis deklarohet shumë i kënaqur nga

puna e Maldinit dhe dëshiron ta mbajë në bordin drejtues, por vështirë që italiani të pranojë një rol të dorës së dytë, edhe pse disa ditë më parë deklaroi se si drejtues do të punonte vetëm te Milani.

– Trajneri është një njeri me valixhe, e në mos te kuqezinjtë, Stefano Pioli do të stërvitë gjetkë.

Gjithsesi, në synimet e 54-vjeçarit është një mbyllje sa më dinjitoze e sezonit aktual pa menduar se kush e kur do ta zëvendësoj­ë. Ardhja e Ralf Rangnikut do të sjellë ndryshime në sektorin teknik, por çdo risi e mundshme nuk ka ndikuar në mendimet e trajnerit që, mes uljesh e ngritjesh, i ka dhënë ekipit një identitet të cilin nuk e kishte shfaqur më herët. Në këtë situatë, finalja e Kupës së Italisë dhe një renditje në Europë do të përbënin një kartolinë lamtumire, të cilën Pioli kërkon ta përdorë për t’u ndarë nga kuqezinjtë, por edhe për të ngritur ndonjë dyshime në mendjet e drejtuesve që mendojnë ta zëvendësoj­në me Rangnikun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania