Panorama Sport (Albania)

Çalhanoglu: Italishtja, më e rëndë se karantina

Mesfushori ngroh motorët: Së shpejti në “San Siro”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Prej tri sezonesh vi jon të jetë ndër lojtarët më të përdorur nga çdo trajner që është ulur në stolin kuqezi. Rezultatet me Milanin, Koronaviru­si, stërvitjet, teksa po agjëron, nuk duket se kanë ndikuar tek optimizmi i Hakan Çalhanoglu­së. Mesfushori turk është rrëfyer për televizion­in e klubit, duke pranuar se në Itali vështirësi­të i ka në një tjetër drejtim.

Si jeni Hakan?

Mirë dhe uroj që edhe tifozët të jenë mirë. Po kalojmë një periudhë të vështirë, ndaj uroj që të gjithë të tregohemi të fortë për të respektuar rregullat. Shpresoj të shihemi të shpejti në “San Siro”.

Si ndiheni në Itali?

Shumë mirë, Italia është një vend shumë i bukur. Më pëlqen gjithçka. Njerëzit janë shumë të thjeshtë, pak a shumë si Turqia dhe kjo është diçka e bukur.

Mbani numrin 10 në fanellë, por cili është roli ku ndiheni më mirë?

Ai i fantazisti­t. Në Gjermani atë rol kam bërë gjithmonë dhe më pëlqen. Edhe 10-ta ka qenë gjithmonë numri i preferuar.

Po goli i preferuar?

Ai që shënova sezonin e kaluar ndaj Atalantës, sidomos për vlerën që pati në rezultatin tonë.

Kaq shpejt e harruat dopietën ndaj Torinos?

Atë ndeshje e nisa nga stoli. Hyra në fushë dhe ndryshuam ndeshjen. Rëndësi edhe në atë rast pati fitorja. Ishte një mbrëmje fantastike.

Cila është kjo vështirësi për të cilën ankoheni kaq shumë?

Shumë do mendojnë për koronaviru­sin apo ndoshta edhe për agjërimin e mundshëm, por për mua vështirësi­a më e madhe është... gjuha italiane. Kur u transferov­a te Milani, u shndërrua në një pengesë të madhe. E pata tepër të vështirë, sidomos

në muajt e parë e m’u desh një vit e gjysmë për ta folur. Tashmë e kam kapërcyer këtë problem dhe mundohem ta përmirësoj çdo ditë. Madje, habitem ndonjëherë edhe vetë me përmirësim­et që kam (qesh)...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania