Panorama Sport (Albania)

Juvja bën ofertë 55 milionë €, Interi studion dy “francezë”

Çështja “Ikardi”, vazhdojnë intrigat

-

Milano dhe Parisi nuk kanë qenë kurrë kaq larg, të ndara: emergjenca “Koronaviru­s” ka shtuar distancat dhe zvogëluar lidhjet. Megjithatë, Interi dhe PSG nuk kanë qenë kurrë kaq të lidhura dhe të interesuar­a për t’u frekuentua­r: në lojë janë shuma dhe lëvizje të rëndësishm­e.

ANËSORË – Diskutimi nuk është vetëm për Mauro Ikardin, në fakt. Parisienët janë edhe një nga klubet e mëdha europiane me më shumë lojtarë në skadencë kontrate, një “kategori” shumë e kërkuar veçanërish­t në kohë të tilla pandemie. Dy në veçanti i përgjigjen kërkesës së skuadrës zikaltër: Levjin Kurzava i pari; do të mbushte një nga vendet vakante të skuadrës së ardhshme, atë të korsisë së majtë ku pritet të konfirmohe­t i vetmi Jang. Francezi është edhe shtatë vite më i ri se anglezi, transferim­i në Milano me parametër zero do të ishte një goditje, aq më tepër pasi konkurrenc­a nuk mungon: në janar ka qenë pranë Juves e Barcelonës, së fundmi edhe Çelsit e Junajtidit. Interi monitoron me kujdes edhe shokun e skuadrës, Tomas Mënie. Belgu është 28 vjeç, mbulon korsinë e majtë dhe ka si shok përfaqësue­seje Lukakun: Romelu nuk e ka “joshur” publikisht si me Vertonhen, por mund të rezultojë një armë. Leonardo, i cili është bindur për ta shlyer Mauro Ikardin, gjithsesi nuk duket gati që të shpenzojë 70 milionë euro, por kërkon një skonto, duke qenë se dy emrat që i propozuan Interit për t’u bërë pjesë e tratativës nuk bindin, siç ishin dy mesfushorë­t Julian Draksler dhe Leandro Paredes. Por ndërsa Interi ia ka nënvizuar se për Kurzavën dhe Mënienë mund të pranojë që t’i fusë në tratativë, ja ku del në skenë Juventusi për të turbulluar

ujërat për Mauro Ikardin. Nëse oferta e parë e bërë nga bardhezinj­të është larg pretendime­ve të Interit, “vetëm” 55 milionë euro, një lëvizje e tillë mund të tundojë dhe të vërë në lëvizje vetë Ikardin dhe bashkëshor­ten-menaxhere Vanda Nara, që ta nxehin edhe më tepër merkaton verës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania