Panorama Sport (Albania)

Guardiola ofron 65 milionë për Kostën, Stoiçkov e sulmon ashpër

Ish-sulmuesi bullgar: Barçën ia bëri Rajkard

- STOIÇKOV AKUZON

Pep Guardiola mund të humbë Kevin De Bryjnen dhe Leroi Sanenë, prandaj Mançester Siti mund të gjendet i zbuluar nga korsitë anësore. Fakti se UEFA mund t’i dënojë me dy vite pa luajtur në Ligën e Kampioneve ka përhapur panik në radhët e yjeve të klubit anglez, i cili shpreson që të qetësojë të punësuarit e tij, nëse e fitojnë këtë betejë në KAS. Por, për të mos u gjendur të papërgatit­ur, trajneri spanjoll po mendon që të afrojë në ekip një prej anësorëve më të shpejtë dhe më të mirë të botës, Duglas Kostën e Juventusit, me të cilin punoi edhe te Bajerni i Mynihut. Pas disa zërave edhe në merkaton e verës, këtë herë Guardiola e ka marrë më seriozisht, pasi dje Mançester Siti ka bërë ofertën e parë prej 65 milionë eurosh, 5 milionë më shumë sesa ajo e paraqitur në verë. Gjithsesi, nga ana tjetër, Juventusi ka falënderua­r dhe nuk ka pranuar, sepse pa një shifër prej 80 milionësh, duket e vështirë që Duglas Kosta ta lërë Torinon.

- Deklaratat e tij kanë qenë gjithmonë të bujshme, sidomos ato lidhur me Pep Guardiolën që edhe pse e ka pasur shok skuadre, nuk e vlerëson si trajner. Bëhet fjalë për Hristo Stoiçkovin, i cili ka thënë se suksesi i Pepit në Katalonjë ishte “i përgatitur” nga të tjerë. Sipas legjendës bullgare, ishte puna e Frenki Rajkardit ajo që shërbeu si bazë për trajnerin aktual të Sitit, i cili në sukseset e tij me klubin katalanas u ndihmua edhe nga fakti që kishte në skuadër Mesin dhe Iniestën. “Barça kishte një grup cilësor dhe ekipi ishte i konsolidua­r falë punës së Frenkit. Ajo që bëri Guardiola ishte elementare sepse pati fatin të trashëgont­e një skuadër të

bukur që ishte ndërtuar nga Rajkard. Ata lojtarë, me ose pa Pep, do t’i kishin arritur të gjitha rezultate që në fakt arritën. Lojtarë të kalibrit të Henrisë, Pujolit, Ronaldinjo­s dhe një portieri si Valdez ishin një ekip i fortë. Kur grupit iu bashkuan Iniesta dhe sidomos Mesi, skuadra u kompletua”, tha Stoiçkov.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania