Panorama Sport (Albania)

Bombat e Kielinit: Baloteli nuk e njeh respektin, Melo edhe më keq

Kapiteni i Juves shfryn ndaj dy ish-shokëve

-

Në fushën e lojës Xhorxho Kielini nuk toleron askënd. Por këtë herë nuk toleron as në autobiogra­finë e tij “Unë Xhorxho”. Në librin e kapitenit të Juventusit nuk ka figura letrare apo fjalë të bukura për të thënë mendimet për disa nga lojtarët me të cilët ka ndarë karrierën e tij. Ai është i drejtpërdr­ejtë edhe aty. Ka kritika të mëdha për Mario Balotelin dhe Felipe Melon. “Mario është një person negativ dhe pa respekt për grupin. Në Kupën e Konfederat­ave në vitin 2013 nuk na dha një dorë për të na ndihmuar. Është për t’u marrë me shuplaka. Më keq se ai ishte Filipe Melo. Ishte e keqja e të këqijave. Me të rrezikoje gjithmonë sherrin. Ua thashë edhe drejtuesve që është mollë e kalbur”, lexohet në librin e mbrojtësit italian.

Janë fjalë të rënda, të cilat lënë shumë pak vend për interpreti­m. “Nuk kam ndonjë mllef dhe as më takon të kem. Nëse do të më duhet të ndaj opinionin tim me ta, do ta bëj”, shpjegoi Kielini më vonë për gazetën “Repubblica”. “Unë nuk jam miku më i mirë për të gjithë, por ata janë të vetmit që i kanë kaluar limitet e pranueshmë­risë. Për mënyrën se si jam ndërtuar unë si lojtar, problemi nuk është nëse luan mirë apo luan keq apo nëse një ditë feston. Mungesa e respektit është diçka që nuk e toleroj. Një herë ndoshta, por jo kur ndodh shpesh”, thotë mbrojtësi. Ai flet

edhe për Interin dhe Zanetin. “Në fushën e lojës del në skenë një pjesë e karakterit që në jetë nuk ekziston. Në fushën e lojës urrej Interin, por jashtë saj bëjmë humor të gjithë bashkë. Mesazhi i Havier Zanetit kur u dëmtova ishte ai që më bëri të ndihesha më mirë nga të gjithë të tjerët”, përfundoi kapiteni i Juventusit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania