Panorama Sport (Albania)

Melo shtyn Ikardin drejt Juves, por shfryn me Kielinin: Ai e bën në brekë

- MESI DHE IKARDI

Fillimisht “goditja” e Kielinit (Felipe Melo ishte një e keqe e madhe. Me të rrezikoje gjithmonë të ziheshe. Ua kam thënë shpesh edhe drejtuesve që është një mollë e kalbur) dhe pas pak përgjigjja e braziliani­t. Të dy kanë qenë shokë skuadre te Juventusi. “Kielini e bën gjithmonë në brekë. Ndoshta ky mbrojtës vazhdon të jetë ende i zemëruar me mua sepse i kam dhënë shuplaka në Champions apo ka inat për Kupën e Konfederat­ave në vitin 2009”, ka thënë fillimisht ish-mesfushori i Interit. Ai ka ngelur i surprizuar nga këto deklarata të Kielinit dhe shpjegon situatën. “Kur isha në Torino, i respektoja të gjithë shokët e skuadrës, drejtuesit dhe Juventusin në përgjithës­i. Në fakt, Kielini e bënte në brekë. Është shumë e lehtë që të flasësh keq për të tjerët në një libër. Ndoshta ky lojtar është i mërzitur sepse kur unë shkova te Gallatasar­aji mori një ‘shuplakë’ të mirë duke e eliminuar nga Champions-i. Ose, sepse Interi ka fituar gjithçka dhe unë jam interist. Ai është i tillë. Bën si mjeshtër... Më vjen në mendje edhe diçka tjetër, që mundëm Italinë 3-0 në Kupën e Konfederat­ave në vitin 2009. Ndoshta ka inat edhe për këtë. Këtu e mbyll fjalën time. Të thuash gjëra të tilla do të thotë të mos jesh profesioni­st dhe të mos kesh respekt për të tjerët. Po ndalem këtu dhe nuk them asgjë tjetër, sepse disa gjëra në një skuadër duhet të mbeten në dhomat e zhveshjes. Kielini flet pas krahëve dhe kjo nuk është aspak e mirë. Nuk e kuptoj si kapiteni i Juventusit mund të bëjë deklarata të tilla”, tha braziliani.

- Felipe Melo këshillon Mauro Ikardin që të shkojë te Juventusi dhe lutet që Mesi të transferoh­et tek Interi një ditë. “Mauro ishte një djalë pozitiv dhe me zemër të madhe. Me ne sillej shumë mirë. Nuk e di çfarë do të bëjë në të ardhmen, por e këshilloj të shkojë te Juventusi. Është një skuadër e madhe dhe aty mund të rritet. Mesi? Dua realisht që një ditë të përfundojë tek Interi. Lutem çdo ditë për këtë gjë. Do të marr avionin dhe do t’i kërkoj një autograf nëse shkon te zikaltrit”, përfundoi Melo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania