Panorama Sport (Albania)

Provokon presidenti i Crvena Zvezdës: “Liga e përbashkët, ide e Edi Ramës”

Basket/ Deklarata nacionalis­te nga Nebojsha Çoviç

-

Në Shqipëri dhe Kosovë kryesisht po shikohet me pozitivite­t krijimi i ligës së përbashkët të basketboll­it, që do të shërbente për rritjen e cilësisë së këtij sporti në të dyja vendet, ku mendohet të ftohen edhe skuadra nga Maqedonia e Veriut. Një projekt që është konfirmuar nga të dyja federatat respektive, madje në Kosovë janë edhe më optimistë, teksa mendohet që mund të startohet në vjeshtën e këtij viti. Por kjo ide, me sa shihet, nuk është pritur aspak mirë në Serbi, ku po merr ngjyra politike dhe nacionalis­te. Pas komenteve ekstremist­e të mediave serbe, është prononcuar edhe Nebojsha Çoviç, presidenti i klubit të basketboll­it Crvena Zvezda. Coviç, një ishpolitik­an serb, që njihet gjithashtu për qëndrimet e tij antishqipt­are, e ka quajtur këtë iniciativë si një provokim të qëllimshëm. "Çdo veprim i Prishtinës dhe Tiranës është një provokim i qëllimshëm, pavarësish­t në cilën fushë bëhet fjalë, këtë herë në sport. Para dy-tri vitesh, një klub nga Prishtina ka tentuar të hyjë në Ligën ABA. Nuk ka mundur pasi kalueshmër­ia në ligën e parë dhe ligën e dytë të ABA-s, ku është në

mes Kosova, bëhet ekskluzivi­sht përmes Serbisë. Pavarësish­t të gjithave, ne në basketboll Kosovën dhe Metohinë e konsideroj­më pjesë integrale të Serbisë, nën mbikëqyrje­n e veçantë të bashkësisë ndërkombët­are, e cila gjithnjë e më shumë ngjan në një okupim klasik", ka deklaruar Çoviç. Presidenti i klubit serb shton se liga e përbashkët Shqipëri-Kosovë nuk do të ketë asnjë lidhje me Ligën ABA (Liga e Adriatikut, e cila është themeluar në vitin 2001, ku marrin pjesë ekipe nga Bosnjë-Hercegovin­a, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia

dhe Sllovenia). Ndërsa më pas vijon me deklaratat antishqipt­are: "Kjo që kanë menduar nuk mund të jetë e ngjashme me Ligën ABA dhe nuk do të mundet që prej saj të shkohet në Ligën ABA. Liga ABA vlen vetëm për rajonin që paraqet ish-Jugosllavi­në. Ndoshta mendojnë se mund të bëjnë diçka të ngjashme, duke ditur që shqiptarët kanë pretendime territoria­le ndaj Serbisë, të cilat tashmë i kemi parë. Çdo ditë shohim pretendime­t e tyre ndaj Maqedonisë dhe ndaj Malit të Zi. Nuk e fshehin që kanë edhe ndaj Greqisë. Ndoshta kështu mendojnë të bëjnë një ligë Tiranë-Prishtinë. Duke pasur parasysh që Edi Rama është artist dhe i dhënë pas sportit, pasi gjithnjë mban atlete 'Adidas', ndoshta i ka shkuar në mendje që ABA të bëhet 'Albanska Basketbol Asocijacij­a' (Asociacion­i i Basketboll­it Shqiptar)", është shprehur Çoviç për "novosti.rs".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania