Panorama Sport (Albania)

F1, 207 milionë dollarë humbje

Për të shpëtuar sezonin, kompania propozon gara edhe në fillim të vitit 2021

- ARTIN LLESHAJ

Ashtu siç edhe parashikoh­ej, pan demia botërore e Koronaviru­sit, përveç humbjeve të jetëve, panikut dhe kaosit, po shkakton një dëm të madh financiar edhe në sport. "Liberty Media", kompania që kontrollon Formulën 1, ka publikuar bilancin e tremujorit të parë për vitin 2020, ku humbjet janë të jashtëzako­nshme, ndërsa situata nuk pritet të ndryshojë as për tremujorin e dytë. Megjithatë, Çeis Keri, president dhe njëkohësis­ht administra­tor i deleguar i shoqërisë që kontrollon F1, nuk dorëzohet dhe kërkon që sezonit të ri t'i jepet jetë me çdo kusht këtë verë, madje është hedhur hipoteza që garat mund të vijojnë edhe në muajt e parë të vitit 2021, në mënyrë që të minimizohe­n sa më shumë dëmet. Në semestrin e parë "Liberty Media" ka arkëtuar 39 milionë dollarë kundrejt 246 milionëve që ishin regjistrua­r në vitin 2019. Një humbje kolosale që e kalon shifrën 84%. Kështu, bilanci për tremujorin e parë është vërtetë dramatik, ndërkohë që trendi negativ pritet të përsëritet edhe në 3mujorin e dytë. Megjithatë, gjatë konferencë­s së mbajtur "online", menaxheri amerikan është shprehur optimist rreth mundësisë për të ngritur siparin e sezonit të ri në Formulën 1, kampionat që pritet të startojë në më pak se dy muaj në Austri. Do të mbahen dy gara të njëpasnjës­hme në Red Bull Ring, në datat 5 dhe 12 korrik. Këto evente ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e sezonit është thuajse e sigurt që do të jenë me kangjella të mbyllura për publikun. Realist dhe konkret, ashtu siç ia kërkon edhe funksioni, gjatë komenteve pas përfundimi­t të konferencë­s, Keri preku edhe dy ekstremet, duke nisur që nga shpresa për një rikthim të mundshëm të

publikut gjatë garave finale të sezonit (momentalis­ht duket shumë vështirë), deri tek anulimi i Botërorit. Ndërsa mes këtyre tezave ekstreme, u diskutua edhe për futjen në skenë të disa cirkuiteve që nuk parashikoh­en në kalendarin e këtij viti (Imola, Hokenhaim, Sepang apo ai i Portimaos në Portugali). Megjithatë, këto mbeten thjesht hipoteza, pasi fokusi kryesor është që makinat të ndezin motorët në javën e parë të korrikut në Austri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania