Panorama Sport (Albania)

Tjetër çështje te Juvja, “tradhton” edhe Rabioja

Francezi shfrytëzoi karantinën për t’iu premtuar Junajtidit

-

Sikur të mos mjaftonte çështja “Gonzalo Higuain”, e cila po ndizet çdo ditë e më tepër nga urdhrat e shpeshtë të thyer nga sulmuesi argjentina­s për të mos u kthyer në “bazë”, pa mbaruar kjo situatë e vështirë me Koronaviru­sin, një tjetër rebel i papritur duket se është edhe Adrien Rabio. Madje, nëse “Pipita” mund ta paguajë me prishjen e kontratës faktin që po thyen rregullat e klubit bardhezi, mesfushori francez ka bërë edhe me keq, duke menduar që të punojë në prapaskenë për t’u larguar nga Juventusi. Media italiane siguron, pas konfirmime­ve të marra në klubin torinez, se ashtu si Higuaini dhe Rabio nuk ka ndërmend të kthehet në Torino, me situatën që ekziston ende në Lombardi me virusin. Por, siç raporton media angleze, ky i Rabiosë mund të jetë vetëm një justifikim i kotë, pasi këtë periudhë karantine, duket se ishfutboll­isti i PSG-së e ka shfrytëzua­r për të gjetur një skuadër për verën e ardhshme, pasi në rangjet e kampionëve të Italisë nuk po gjen hapësirën e duhur. Dhe përveç “Daily Mail”it, ditën e djeshme edhe e përditshmj­a italiane “Corriere di Torino” raporton se Adrien

Rabio jo vetëm që po mendon ta mbyllë pas një sezoni aventurën e tij në Torino, por në të njëjtën kohë ka kontaktuar gjatë këtyre ditëve disa herë me trajnerin e Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjaer, pasi ky i fundit beson shumë te Rabio dhe i ka premtuar një vend si

protagonis­t në skuadër, pse jo, fanellën e titullarit të Pol Pogbasë, i cili duket se do të përshëndes­ë “Djajtë e kuq”. Për Rabionë, bisedimet me Mançester Junajtidin nuk janë një risi, përkundraz­i, por nëse mesfushori 25-vjeçar i refuzoi si një prej shumë alternativ­ave që kishte, ndoshta kjo verë mund të jetë e duhura për të bërë një hap prapa dhe për të korrigjuar ndoshta gabimin e bërë duke zgjedhur Juventusin. Fundja, në Torino edhe vetë Rabio e ka kuptuar se jo vetëm po vonon që të ambientohe­t, por në të njëjtën kohë duket e vështirë që të rivalizojë edhe me titullarët aktualë, si Pjaniç, Khedira, Bentankur e Matuidi për të pasur më shumë hapësirë. Gjithsesi, ky fakt do të zgjidhet sapo të zbarkojë në Torino, gjithmonë nëse Rabio do të vendosë që të rikthehet në këtë periudhë pandemi...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania