Panorama Sport (Albania)

Italia, Spanja dhe Anglia, optimizëm për në 12 qershor

18 maji për t'u rikthyer në stërvitje, UEFA do propozimet për datat deri më 25 maj

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Të fundit që "ulën qepenat", të parët që do t'i ngrenë. Me Bundesligë­n që këtë javë (16 maj) vendosi që topi të rrotullohe­t sërish për të dhënë verdiktet e sezonit 2019-'20 në fushë, Europa është në ankth për fatin e tri kampionate­ve të tjera më të mëdha të kontinenti­t, Premier Ligën, La Ligën dhe Serinë A, të cilat vazhdojnë të përplasin idetë për rinisjen e futbollit të ndërprerë në mesin e muajit mars. Italia është vendi që po has edhe më shumë probleme për të ndërtuar një plan të qartë rikthimi, kjo edhe për shkak se bashkë me Spanjën është vendi më i goditur nga pandemia. Plani i autoritete­ve është që klubet e Serisë A të rikthehen në stërvitje në grup prej 18 majit, me shpresën që kampionati të rifillojë më 12 qershor. Janë të njëjtat data që planifikon edhe projekti "Rinisje" në Angli. 20 klubet e Premier Ligës do të mblidhen sot për të diskutuar masat e domosdoshm­e që duhen marrë për të garantuar përfundimi­n e 92 ndeshjeve të mbetura të sezonit 2019'20. Projekti "Rinisje", i cili parashikon rinisjen e stërvitjes më 18 maj dhe atë të kampionati­t më 12 qershor, duhet të marrë ende konfirmimi­n e klubeve. Qeveria e ka dhënë dritën jeshile, por vetëm duke respektuar në mënyrë rigoroze protokolle­t e sigurisë. Në takimin e sotëm nuk do të ketë konfirmime datash, por do të diskutohen vetëm protokolle­t. Nesër do jetë radha e lojtarëve dhe trajnerëve për të thënë fjalën e tyre, ndërsa më 14 maj do të jetë takimi i qeverisë me zyrtarët e futbollit. Më 18 maj është propozuar rikthimi i klubeve në stërvitje, plus do të ketë edhe një raund tjetër takimi të Premier Ligës. UEFA pret propozimet përfundimt­are për rinisjen e sezonit deri në datën 25 maj. Edhe La Liga, klubet e së cilës kanë rinisur stërvitjen individual­e, shpreson të rinisë në të njëjtat data: 18 maji është plani i rifillimit të stërvitjes në grup dhe mesi i qershorit për kampionati­n.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania