Panorama Sport (Albania)

Van Dajk: Mendova të tërhiqesha prej karantinës

“Efekte të rënda psikologji­ke, shumë kanë menduar si unë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ylli i mbrojtjes së Liv erpulit, Virxhil Van Dajk, beson se pandemia e Koronaviru­sit do të bëjë që shumë futbollist­ë të mendojnë t’i japin fund karrierës. Kanë kaluar 2 muaj nga ndeshja e fundit të Premier Ligës përpara se të ndërpritej sezoni prej epidemisë dhe 92 ndeshjet e fundit të kampionati­t do të përfundojn­ë vetëm në rast se shefat e Premier Ligës vendosin që të finalizojn­ë projektin “Rinisje”. Dhe mbrojtësi holandez mendon se izolimi ka ndikuar psikologji­kisht te futbollist­ët dhe pas sezonit ata mund të konsideroj­në të ardhmen e tyre. “Ne lojtarët jemi mësuar të kalojmë shumë kohë së bashku dhe befas nuk shihemi për dy muaj. Është një ndjesi që nuk e kemi përjetuar kurrë më parë. Do të jetë e çuditshme. Të bën ta vlerësosh situatën pak më shumë. Unë nuk dua të mendoj për tërheqje, por do të jetë një situatë e çuditshme. Kjo periudhë të bën të mendosh se sa e vështirë është për futbollist­ët. Sigurisht që ne duhet të punojmë fort dhe të garantojmë të ardhmen e familjes, por do të ketë një periudhë pasigurie kur ti nuk di çfarë të bësh”, tha 28-vjeçari për “BT Sport”. Van Dajk u transferua në “Anfield” në janar 2018 nga Sauthempto­ni dhe e transformo­i mbrojtjen e Liverpulit në një prej më të fortave në botë: “Përpara se të merrja vendimin për të zgjedhur Liverpulin, unë i pashë të gjitha aspektet e klubeve. Mënyra se si ato luanin, shokët e skuadrës dhe të ardhmen gjithashtu. Qyteti, tifozët dhe gjithçka tjetër duhet të luanin një rol të rëndësishë­m për të zgjedhur. Mendoj se Liverpuli, në kohën kur unë mora vendimin, ishte i duhuri”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania