Panorama Sport (Albania)

Të huajt, Dinamo kërkon ndihmë nga ambasada

Trajneri Kamarata dhe disa lojtarë janë jashtë vendit

- FATJON RUPI

Për dy muajt e ndërpre rjes së kampionati­t ishte e vështirë që në vendin tonë të qëndronin të gjithë lojtarët e huaj, aq më tepër kur bëhet fjalë për ata që janë nga vende afër nesh, si Italia e Greqia. Disa preferuan të qëndronin në Shqipëri, disa të tjerë u larguan dhe tani është një problem më vete rikthimi i tyre. Në Kategorinë e Parë, Dinamoja është skuadra që preket më shumë nga kjo çështje, pasi ka 9 të huaj, duke përfshirë edhe pjesëtarët e stafit teknik.

ITALIANËT – Drejtuesit e skuadrës blu janë vënë në lëvizje për rikthimin në Shqipëri të italianëve, konkretish­t të tre pjesëtarëv­e të stafit teknik, Fabricio Kamarata dhe Roberto e Enco Pasareli, si dhe të lojtarëve Pontreli dhe Dovidio. Gazeta mëson se për këtë çështje duhet bashkëpuni­mi me Ambasadën Shqiptare në Romë dhe drejtuesit e klubit po merren me këtë punë, sepse stafi teknik duhet të jetë sa më shpejt në kryeqytet, nëse merret vendimi zyrtar për rifillimin e kampionati­t. Dy italianët e tjerë të bluve, Paterni dhe Ortolani, qëndruan në Tiranë,

bashkë me ekuadorian­in Salazar. Pjesëtarët e stafit, por edhe Pontreli dhe Dovidio jetojnë në Romë, një zonë e parreziksh­me në Itali, ndaj dhe shkuan pranë familjeve të tyre. Po ashtu, jashtë vendit është edhe sulmuesi Renato Spahiu, i cili ndodhet në Greqi

dhe duhet të kthehet, por për të mendohet se do të jetë më e lehtë.

PROBLEMI – Problemi i të huajve në futbollin shqiptar nuk është se prek vetëm Dinamon, por edhe shumë klube të tjera, pavarësish­t se në numër më të paktë. Ajo që mbetet ende

e paqartë ka të bëjë me faktin nëse lojtarët që kthehen në vendin tonë, duhet të qëndrojnë apo jo dy javë në karantinë. Nëse duhet t’i nënshtrohe­n këtij rregulli, problemi bëhet edhe më shqetësues, sepse dy javë janë vërtet shumë, sidomos për blutë e kryeqyteti­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania