Panorama Sport (Albania)

“Zbërthehet” Liçi: Ju tregoj tre korçarët më të mirë

"Në Vlorë i pasova doktorit, e ngatërrova me lojtar"

- LLAZI SARO

Gentian Liçi është shpallur kampion që 21 vjeç, pikërisht në vitin 1993, kur u bë pjesë e Partizanit të Sulejman Starovës. Karriera e zv.trajnerit aktual të Skënderbeu­t ka nisur në skuadrën e vendlindje­s në Korçë. Me fanellën bardhekuqe ish-fantazisti luajti për 6 sezone, ndërsa përveçse me "demat" e kryeqyteti­t, u shpall kampion edhe me Tiranën në sezonin 1999-2000. Gjithashtu, ai provoi të vishte në Superiore edhe fanellat e Besëlidhje­s dhe Flamurtari­t. Në një intervistë ndryshe për "Panorama Sport", korçari që mbush 48 vjeç më 5 qershor, tregon disa të pathëna dhe momente pikante nga karriera e tij, ndërsa nuk ngurron të japë një opinion për kampionati­n aktual. Ai kujton kohën kur ka ngatërruar doktorin me shokun e ekipit në Vlorë, si edhe sherrin që ka bërë me Nikoll Lesin gjatë kohës kur luante te Besëlidhja. Nuk kishte si të mos fliste për presidentë­t më specialë me të cilët ka bashkëpunu­ar, por edhe lojtarët më të mirë e të këqij. Jemi në periudhë izolimi prej pandemisë dhe të shumtë janë ata që u rikthehen kujtimeve të së shkuarës. Ju në karrierën tuaj si futbollist, cilin mbani mend si momentin më të bukur?

Momenti më i bukur?! Çdo futbollist në një karrierë ka momente të bukura, që nuk do t'i harrojë kurë dhe do t'i mbeten gjatë në kujtesë. Ndaj, as Gentian Liçi nuk mund të bëjë përjashtim. Dy janë kulmet që do të doja edhe t'i theksoja. Si futbollist është fitimi i titullit kampion me Partizanin në vitin 1993, ndërsa si trajner pa dyshim që historia e klubeve shqiptare mban emrin e Skënderbeu­t në grupet e Europa Ligës.

Po më i errëti, nëse ekziston një i tillë?

Janë momente që çdokush mundohet t'i fshijë e harrojë sa më shpejt të jetë e mundur. Por për mua mbetet rënia nga kategoria me Skënderbeu­n në vitin 2006. Ishim shumë pikë para vendit që shkonte në "play out". Por, në fazën e fundit ndodhën shumë gjëra.

Shumë gjëra u stisën dhe dëmtimet e shumta që pësuam na bënë që të dilnim në "play out" me Teutën. Ne zbritëm një kategori më poshtë dhe Teuta qëndroi në Superiore, që atë kohë quhej Kategoria e Parë. Keni luajtur futboll në kohën kur në Shqipëri kishte shumë probleme. Kujtoni ndonjë detaj?

Po, e kujtoj diçka kur isha pjesë e Skënderbeu­t. Luanim në Vlorë, në fushë kishte hyrë doktori për t'i dhënë ndihmën një lojtari të Flamurtari­t. Rifillon loja dhe topi më vjen mua.

Doktori ishte në vijat kufizuese duke u kthyer në pankinë, por i veshur me të kuqe si ne. Unë nuk e dallova dhe i pasoj topin. Moment që shokët ma kanë kujtuar gjatë dhe që ka shkaktuar shumë humor. Cilin do të veçonit si presidenti­n më të mirë me të cilin keni punuar?

Do të veçoj dy. Në kohën kur isha futbollist, mund të them se president më të mirë se i ndjeri Vasfi Harruni nuk ka pasur futbolli në ato vite. Ishin vite të vështira, por ai i ka qëndruar pranë ekipit. Ishte

i veçantë, na trajtonte si djemtë e tij dhe na ndodhej në çdo vështirësi që kishim edhe jashtë futbollit. Ndërsa po kaq shumë vlerësoj edhe Ardjan Takajn. President i cili ka ngritur futbollin korçar dhe atë shqiptar në një nivel tjetër. Historia e futbollit shqiptar preku kulmin me këtë president.

Po presidenti me të cilin nuk keni shkuar mirë?

Kam pasur probleme me Nikoll Lesin, në kohën kur unë isha te Besëlidhja. Sapo shkova atje, bëra dy ndeshje të këqija si pasojë e problemeve fizike. Për këtë motiv pata probleme me të, aq sa rrezikova të përfundoja jashtë ekipit. Por kur i shkova në zyrat e gazetës, gjithçka u sheshua. I shpjegova problemet që më mundonin dhe situata u normalizua.

Kë do të cilësonit si futbollist­in më të mirë të kohëve tuaja?

Nuk dua të bëj diferencim­e dhe as të gaboj, pasi janë shumë. Madje u kërkoj ndjesë atyre që nuk mund t'ua citoj emrin për shkak se nuk dua të zgjatem. Por kam luajtur në një ekip me shumë lojtarë të mirë. Kohë kur Skënderbeu ishte i ndërtuar me korçarë të talentuar dhe mjaft cilësorë si ekip. Po përmend vetëm pak, ndonëse ishin shumë. Lakon, Shkëmbin, Qosen e gjithë të tjerët me radhë. Nuk dua të bëj formacioni­n këtu për të kursyer edhe vend në gazetë (qesh).

Po lojtari më i keq në fushë si pasojë e karakterit?

S'po them emër për këtë, pasi nuk dua të tregohem jokorrekt, por po i përgjigjem ndryshe pyetjes suaj. Ka pasur një lojtar që ka qenë shumë i talentuar me aftësi të papara futbollist­ike. Shumë cilësor, por që nuk administro­i dot veten jashtë fushe. Ishte Klodian Arbri. Nëse do ta kishte administru­ar si duhet veten e tij profesiona­lisht, do të ishte i paarritshë­m. Po lojtari që sillte humor në ekip dhe mbante lidhur grupin në dhomat e zhveshjes?

Në kohën kur unë luaja, nuk kishte humor, futbolli ishte luftë. Vetëm një është lojtari që di të mbajë të bashkuar ekipin dhe të bëjë humor të bukur. Ai është Tefik Osmani.

 ??  ?? Gentjan Liçi, ish-kapiteni i Skënderbeu­t
Gentjan Liçi, ish-kapiteni i Skënderbeu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania