Panorama Sport (Albania)

Oferta e Barçës për Lautaron, tërbohet Interi: Mos jemi çmendur?

- KUSHT

Barcelona-Lautaro Martinez do të jetë me siguri “telenovela” e radhës e merkatos në aksin Seri A-La Liga. Pavarësish­t përgënjesh­trimeve nga të dyja palët, diçka po lëviz dhe dëshira e drejtuesve katalanas për të transferua­r në “Camp Nou” numrin 10 të Interit është e fortë. Klubi zikaltër, megjithatë, nuk ka nevojë të shesë (siç është shprehur në më shumë se një rast presidenti Stiven Zhang) dhe për të lëshuar shtrëngimi­n kërkon në këmbim atë ofertë të parefuzues­hme që për momentin as nuk është prekur, përkundraz­i. Pas tentativës të fundit nga Katalonja, Interi është tërbuar:

“Na merrni për të çmendur apo budallenj?”, i janë përgjigjur njerëzit e merkatos interiste, siç raportohet nga Spanja.

- Gjatë mëngjesit të ditës së premte, njëri nga drejtuesit e Interit ka komentuar kështu propozimin e fundit të Barcelonës: pyeste nëse mendohej se në klubin

zikaltër kishte të çmendur apo budallenj, përpara shkëmbimit të ofruar nga katalanasi­t. Kështu është versioni i treguar nga një gazetar i “Mundo Deportivo”, e përditshme iberike e mirinformu­ar me lajmet nga Barça. Problemi është që përtej pjesës ekonomike (sipas burimit flitet për ofertën e fundit

të propozuar: 80 milionë euro dhe një futbollist) në këtë negociatë mendohet të ketë qenë grupi i lojtarëve të ofruar si shkëmbime për Interin: Rafinja, Todibo e Semedo mes të tjerëve. Futbollist­ë cilësorë, por megjithatë të vendosur në merkato nga Barcelona, të konsiderua­r të tepërt. Nga atje është

marrë një qëndrim nga Interi dhe është lëshuar një mesazh i fortë për katalanasi­t: si kusht nevojiten së paku 90 milionë euro “cash” dhe një lojtar si shkëmbim i përzgjedhu­r nga zikaltrit (total që do t’i afrohej klauzolës prej 111 milionësh), përndryshe nuk bëhet asgjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania