Panorama Sport (Albania)

Qeveria jep OK-in, Premieri starton në muajin qershor

Tetë klube të Premier Ligës janë kundër, kërcënohen sërish

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Qeveria britanike i ka dhënë dritën jeshile rinisjes së Premier Ligës dhe të gjitha sporteve të tjera elitare prej datës 1 qershor (por pa tifozë derisa të zbulohet vaksina anti-Covid-19). Fundjava që nis më 12 qershor do të jetë ajo që do të shënojë rinisjen e kampionati­t më të pasur dhe prestigjio­z të Europës. Një lajm i mirë që vjen nga ishulli, por dyshimet për rinisjen e sezonit 2019-'20, mbeten dhe u përsëritën edhe njëherë ditën e djeshme gjatë videokonfe­rencës së 20 klubeve të Premier Ligës. Pasditen e së hënës u diskutua sërish protokolli, por nuk pati asnjë votim. E vetmja risi gjatë 4 orëve diskutime ishte se Premier Liga do t'i kërkojë qeverisë që të luhet në stadiumet respektive dhe jo neutrale. Për t'i dhënë jetë projektit "Rinisje", do të duhen 14 votat e klubeve nga 20. Sipas "The Telegraph", ka të paktën tetëklube që janë kundër rinisjes, duke bllokuar në këtë mënyrë luajtjen e 92 ndeshjeve të mbetura të kampionati­t. Shumica e klubeve të gjysmës së poshtme të klasifikim­it kanë bërë me dije se për të rinisur duhet të vendoset që këtë sezon të mos ketë rënie nga kategoria. Ato kanë thënë se e shohin të padrejtë që të bien kur 92 ndeshjet e mbetura do të luhen pa tifozë dhe në stadiume neutrale.Megjithatë, ato u paralajmër­uan gjatë takimit të djeshëm se mosnisja e sezonit në fusha asnjanëse mund t'u kushtojë atyre më shumë sesa rrëzimi dhe ato duhet të përballen me pasojat afatgjate të votimit kundër propozimit. Përveç dyshimeve të drejtuesve të klubeve, janë edhe ato të shumë futbollist­ëve, të cilët kanë frikë për jetën e tyre dhe të familjarëv­e dhe janë kundër zbritjes në fushë nëse numrat e pandemisë do të mbeten ende në këto nivele. Sot do jetë radha e lojtarëve dhe trajnerëve për të thënë fjalën e tyre, ndërsa më 14 maj do të jetë takimi i qeverisë me zyrtarët e futbollit. Më 18 maj është propozuar rikthimi i klubeve në stërvitje, plus do të ketë edhe një raund tjetër takimi të Premier Ligës. UEFA pret propozimet përfundimt­are për rinisjen e sezonit deri në datën 25 maj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania