Panorama Sport (Albania)

Do të luhet apo jo, Ramos dhe Pike sherr në distancë

Dy grupe dhe rregulla strikte, ja protokolli në Madrid

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit u rik thye në stërvitje ditën e djeshme. Dy muaj pasi u izoluan në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së Koronaviru­sit, futbollist­ët madrilenë nisën përgatitje­t për fillimin e La Ligës. Të ndarë në dy grupe, me dy orë diferencë me njëri-tjetrin, u paraqitën në qendrën stërvitore "Valdebebas". Gjithçka nisi me një takim me mjekun kryesor Mihiç, i cili u shpjegoi edhe një herë rregullat dhe kërkoi kujdes maksimal. Nuk ishte një ditë si gjithë të tjerat dhe kjo ishte e kuptueshme. Futbollist­ët erdhën në qendrën stërvitore të ndarë në 2 grupe me 14 futbollist­ë, me një diferencë kohore 2 orë. Grupi i parë kishte orarin zyrtar në 10:00, por që pas orës 9 filluan të mbërrinin Ramos, Kros, Vaskez, Modriç, Hazard, Kasemiro, Bejl, Karvahal, Naço, Altube... Në grupin e dytë ishin Asensio, Mariano, Rodrigo, Mendi, Valverde etj. Stërvitja u vëzhgua nga një delegat i ligës së futbollit, i cili kërkonte zbatimin e të gjithë protokolli­t higjieno-sanitar.

RREGULLA TË REJA Duke nisur nga dita e djeshme, zakonet nuk janë të njëjta dhe jeta sportive është e ndryshme. Futbollist­ët shkojnë në dhomat e tyre në qendrën stërvitore dhe veshin rrobat e stërvitjes. Kur dalin nga dhomat e tyre në drejtim të fushave duhet të kenë doreza dhe maskë, të cilat i heqin në një dhomë përpara se të dalin në terren. Këpucët e tyre janë të ndara me një distancë të

konsiderue­shme për të shmangur kontaktet në ditët e para. Stërvitja bëhet pa doreza dhe maska, ndërsa trajneri Zinedin Zidan dhe stafi i tij i mbajnë në çdo kohë. Trajneri kishte vendosur edhe një kapuç dhe

dukej totalisht i maskuar. Fillimisht pati ushtrime të lehta, pastaj një orë punë më intensive me dhe pa top. Në fund të stërvitjes, lojtarët bëjnë të njëjtat gjëra që bënë kur erdhën. Largohen nga fushat duke ruajtur distancën

me njëri-tjetrin, lënë këpucët, vendosin sërish maskat dhe dorezat për të shkuar në dhomat e tyre personale dhe për të bërë dush. Pastaj largohen drejt makinave të tyre dhe nisen për në shtëpi. Lojtarët përdorën edhe shërbimin e fizioterap­isë, por në grupe të vogla. Nuk kishte më shumë se 3 lojtarë në një dhomë dhe të gjithë ishin me maska dhe doreza. Në palestër nuk kishte më shumë se dy futbollist­ë, sepse kështu thotë protokolli. Ideja është që në javën e ardhshme të nisin të formohen grupe të vogla deri në 6 lojtarë për të nisur stërvitjet me topin dhe të punohet në aspektin taktik. Në këtë javë të parë do të ketë vetëm punë individual­e me programin e hartuar nga përgatitës­i fizik Gregori Dypo. Zinedin Zidan ishte shumë i karikuar dhe aktiv në fushën e lojës duke dhënë indikacion­e për lojtarët e tij, por gjithmonë duke respektuar distancën. Mirë se vini në futbollin post"COVID-19"!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania