Panorama Sport (Albania)

Xhevahirët në treg, Tirana do 40% të kartonëve

Për disa futbollist­ë 24 herë kampionët duan një pjesë të të ardhurave

- OLSI AVDIAJ

Me titullin shumë pranë, në tav olinën e menaxhimit të Tiranës janë disa emra lojtarësh, të cilët mund të largohen kundrejt një pagese. Prej muajsh flitet për Jurgen Çelhakën, Ernest Muçin apo Uinful Kobinën, pa përjashtua­r futbollist­ë të tjerë. Gjithsesi, shitja e këtyre lojtarëve është bllokuar. Shkak janë bërë kërkesat e larta të Tiranës, sidomos për kartonin që do të mbajë pas shitjes së futbollist­it. Presidenti Refik Halili gjithmonë e më shumë po kërkon të mbajë 30-40 për qind të kartonit të një lojtari, ndërsa klubet ofertuese nuk lëshojnë më shumë se 10 për qind. Pikërisht këtu kanë mbetur edhe palët, ku Tirana duhet të ulet si në çmim dhe përqindjen e kartonit. Për momentin po diskutohet gjatë, por është e sigurt që në fund të sezonit, me titullin në duar, disa të rinj do

të luajnë në kampionate europiane.

BLLOKIMI - Për momentin, çdo tratativë për të shitur lojtarë është e ngrirë. Me sa është marrë vesh, çdo marrëveshj­e do të përfundojë pas mbylljes së sezoneve futbollist­ike në Europë dhe Shqipëri. Një veprim i tillë është marrë nga klubet që kërkojnë lojtarë si Muçi, Çelhaka, apo Kobina për të qenë sa më të sigurt si për formën e tyre dhe gjendjen e futbollit. Kujtojmë që Tirana kërkon të shesë në fund të sezonit tre xhevahirët e këtij sezoni. Jurgen Çelhaka, zbulimi i sezonit, dhe Uinful Kobina e Ernest Muçi mendohet se nuk

do të jenë bardheblu. Triada e Tiranës me të gjitha gjasat do të veshë bluza të tjera. Të tre do të shiten për t'i sjellë të ardhura klubit. Burime pranë Tiranës bëjnë me dije se dy lojtarët e akademisë, Çelhaka dhe Muçi, mund të largohen kundrejt një shume goxha të majme, ashtu si edhe Uinful Kobina që këtë sezon ka shkëlqyer. Që nga vera e 2017-ës kur largoi nga skuadra kundrejt 400 mijë eurove Mervejl Ndekitin dhe përfitoi rreth 40 mijë euro nga Elvi Berisha, Tirana nuk ia ka dalë që të arkëtojë më para nga shitja e lojtarëve. Në fakt, disa herë Tirana ka qenë shumë pranë shitjes së Dokës, Muçit e ndonjë

lojtari tjetër, por pazari është prishur për çështje parash. Tani bardheblut­ë duhet të nxitojë për të mbushur arkat e saj në këtë vit krize, ku skuadra të ndryshme po pozicionoh­en nga blerjet "low cost" dhe kampionate­t e vogla, duke u dhënë një dorë të mirë skuadrave shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania