Panorama Sport (Albania)

Skuqi Partizanin në derbi, Xhaja: Mora vlerësime

"Lojtarët që irritohen, në fund vijnë kërkojnë falje"

-

Juxhin Xhaja vlerësohet si një nga gjyqtarët më të mirë në Shqipëri, kjo edhe për faktin se mban stemën e FIFA-s. Ai mbajti drejtësinë në derbin e fundit, por Partizani u "tërbua" nga vendimet e Xhajës.

Në një prononcim të dhënë për "SuperSport", arbitri ndërkombët­ar pohoi se "xhaketat e zeza" e kanë bërë më së miri punën e tyre në atë derbi, që u fitua 5-1 nga Tirana, si dhe tregoi se kanë...

Juxhin Xhaja vlerësohet si një nga gjyqtarët më të mirë në Shqipëri, kjo edhe për faktin se mban stemën e FIFA-s. Ai mbajti drejtësinë në derbin e fundit, por Partizani u "tërbua" nga vendimet e Xhajës. Në një prononcim të dhënë për "SuperSport", arbitri ndërkombët­ar pohoi se "xhaketat e zeza" e kanë bërë më së miri punën e tyre në atë derbi, që u fitua 5-1 nga Tirana, si dhe tregoi se kanë marrë notën më të lartë. Në rrëfimin e tij ai tregon copëza nga karriera tij dhe marrëdhëni­et me lojtarët, si dhe ëndrrën për të realizuar si arbitër.

Gjykuat derbin e 28 shkurtit, por patët shumë polemika...

Të gjitha ndeshjet derbi sigurisht që do kenë polemika. Nuk na vjen mirë që kur bëjmë detyrën tonë shumë mirë dhe na thonë që nuk kemi vepruar drejt.

Çfarë note morët në derbi e fundit?

Kam marrë notë pozitive. Kam marrë notën më të lartë.

Nga dallojnë arbitart e elitës dhe çfarë vlerësoni te ndërkombët­arët?

Arbitrat e elitës janë shembull për të gjithë. Te një arbitër shikohet gjithçka. Nëse gjyqtarët e shikojnë shumë afër aksionin, mund të marrin vendime sa më të sakta. Te gjyqtarët ndërkombët­arë shikoj pjesën e autoriteti­t, pasi nëse nuk e ka atë, është i padukshëm në fushë.

VAR-i në Shqipëri?

Duke parë që në gjithë botën po përdoret, ne nuk duhet të qëndrojmë pas kësaj. Pavarësish­t se unë kam qenë kundër, duhet të ecim njësoj si gjithë të tjerët. Mendoj se është mirë që të vendoset edhe në Shqipëri dhe të zbatohet.

Me cilin jeni tifoz?

Është pyetje që bie poshtë kjo, sepse s'jemi tifozë. Nuk është se jam simpatizan­t edhe në Europë. Nuk jam tifoz i Juventusit, por më pëlqejnë njerëzit që kanë arritur me meritë, si për shembull Kristiano Ronaldo.

Cili ka qenë lojtari më problemati­k dhe më i mirë për ju si arbitër?

Personalis­ht nuk kam hasur ndonjë lojtar shumë problemati­k. Edhe lojtarët kanë momente kur irritohen dhe në fund vijnë kërkojnë falje. Tashmë lojtarët kanë filluar të ndërgjegjë­sohen. Superiorja ka shumë të rinj premtues, shoh 2-3 prej tyre. Është një lojtar i Teutës, Lorenco Vila,

Xhixha i Laçit, Muçi i Tiranës që janë me perspektiv­ë.

Ndeshja më e vështirë?

Ndeshja Kukësi-Vllaznia në sezonin tim të parë. Isha shumë i ri dhe më ndodhnin shumë raste njëkohësis­ht.

Po ndeshja më e bukur?

Skënderbeu-Luftëtari që nuk kishte shumë raste të diskutuara dhe isha rehat gjithë kohën.

A dini të gatuani?

Jo, s'jam shumë i dhënë. Pjatat e preferuara janë pastat.

Ëndrra e Juxhin Xhajës si arbitër?

Dua të gjykoj një ndeshje në Europë, të arbitroj në grupet e Europa League dhe Champions League.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania