Panorama Sport (Albania)

Apolonia dhe Besëlidhja, presion për të luajtur

Lushnja/ Sekretari i klubit: Jemi në pritje të njoftimit të FSHF-së për të biseduar për startin

- Alban Alushi

Në punimet e djeshme të Asamblesë, Lushnja u përfaqësua me sekretarin Edison Koçi, i cili ishte prezent në videokonfe­rencë për të ndjekur këto punime. Në një bisedë me "Panorama Sport" qartëson se janë në pritje të një tjetër mbledhjeje për të mësuar diçka më shumë rreth rifillimit të kampionati­t. "Si përfaqësue­s i klubit të Lushnjës kam marrë pjesë në zhvillimet e Asamblesë, në kushte të jashtëzako­nshme, 'online'. Në lidhje me kampionati­n, për të zhvilluar pjesën e mbetur do të diskutojmë në vazhdimësi. Do të jemi në pritje të njoftimit për të biseduar. Në radhë të parë do të presim se çfarë do të sjellë bashkëpuni­mi FSHF-Qeveri dhe pastaj do të diskutojmë për të përfunduar kampionati­n. Siç dihet, ne si Lushnjë kemi edhe 6 takime, 3 prej të cilave në fushën tonë", është shprehur fillimisht sekretari i klubit Edison Koçi. Lushnja po kalon një situatë të qetë dhe që nga fillimi i javës është shpallur zonë e gjelbër, ndërsa qyteti dalëngadal­ë po i rikthehet jetës së zakonshme. Ky fakt i jep shpresë sekretarit të klubit për rifillimin e sezonit, ndaj apelon që gjithçka të vendoset në fushën e lojës. Verdhejesh­ilët kanë ende shpresa për ngjitjen, ndaj insistojnë që futbolli të mos mbyllet këtu. "Lushnja i ka respektuar masat. Për momentin jemi në një situatë shumë pozitive dhe premtuese. Presim sinjalet nga strukturat qendrore dhe më pas do të shprehim gatishmëri­në tonë. Jemi me shpresën që të krijohen mundësitë dhe të gjendemi në kushte të shëndosha, që të luhet pjesa e mbetur e kampionati­t, që sezoni të mbyllet në fushë", është shprehur Edison Koçi. Verdhejesh­ilët janë në vendin e tretë të "play off"-it në Grupin B dhe me 35 pikë të akumuluara kanë shpresa të mëdha që edicioni i ri t'i gjejë në mesin e më të mirëve. Nëse vendoset rikthimi në fushë, sfida e parë postpandem­isë për lushnjarët do të jetë ajo me Apoloninë. Një derbi më vete, kur dihet që edhe diferenca me këtë kundërshta­r është vetëm dy pikë. Një fitore e mundshme, do të sillte edhe rokadë poziciones­h.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania