Panorama Sport (Albania)

Seria A është gati të rinisë, ja 7 yje nën vëzhgim

Mjaft me punë në distancë, trajneri shkel në "Kontinaza"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nga hera e fundit kanë kaluar dy muaj, një përjetësi për dikë që në fushë do të pranonte edhe të flinte. Mauricio Sarri ishte në selinë e klubit për herë të fundit më 11 mars, datë në të cilën pozitivite­ti ndaj Koronaviru­sit i Daniele Ruganit vërshoi si një cunam për botën e futbollit. Hera e fundit ishte e mërkurë dhe e njëjta ditë e kësaj jave mund të shënojë rikthimin e trajnerit në shtabin e përgjithsh­ëm bardhezi. Stërvitjet vijojnë të jenë individual­e, por Sarri duket se ka vendosur të shohë nga afër djemtë e tij. Për 61-vjeçarin stërvitjet janë limfë, sepse edhe pse beson verbërisht asistentët, monitorime­t dëshiron t'i bëjë personalis­ht. Tekniku nuk e duron më qëndrimin në shtëpi dhe pritja është bërë akoma më e vështirë nga vëzhgimet në distancë të seancave stërvitore që 11 lojtarë kryenin gjatë javës së kaluar.

BESNIKË NË FUSHË

Mauricio Sarri nuk dëshiron më të komandojë në distancë dhe në pritje të 18 majit, data që duhet të nisin stërvitjet në grup, do të zbarkojë në "Kontinaza" për të qenë sa më pranë ekipit. Deri më tani u ka besuaranët­arëve të stafit të tij, e veçanërish­t Marko Ianit, të cilin e mbështeti me forcë në kohët e Çelsit pas një sherri me Murinjon. Besnikët e tjerë, janë Marko Pikioni që e shoqëron

prej vitesh në çdo aventurë dhe Daniele Tonjaçini (përgjegjës i përgatitës­ve me një të kaluar te Milani). Listës i shtohet edhe Marko Nençi, teksa nga secili nga këta asistentë Sarri ka marrë përditë nga një raport të detajuar mbi ecurinë e stërvitjev­e

dhe aspektit atletik sepse kërkon që të ketë ide sa më të qarta mbi gjendjen e lojtarëve. Për disa prej tyre nuk ka dyshime. Me Kielinin dhe Bonuçin ka folur edhe kur stërvitesh­in në shtëpi dhe ka marrë garanci për gjendjen e tyre. Diskutim i njëjtë për Kristiano Ronaldon, ndaj që të tre së bashku me Dibalën e shëruar e Kuadradon dhe Ramsejn do të jenë siguritë ku do të bazohet rinisja e sezonit nga ana e Juventusit sarrian.

FIKSIM PËR VIDEO

Në fakt, puna nga shtëpia nuk është diçka e re për

Sarrin. Duke përfituar nga karantina, ai është zhytur në studime për të bërë një përditësim të njohurive personale e profesiona­le. Në fakt izolimin 61-vjeçari e ka kaluar në shoqërinë e qenit Çiro në shtëpinë e tij në Torino, teksa bashkëshor­tja Marina ka qëndruar në vilën e çiftit në Toskanë. Shëtitjet me katërkëmbë­shin dhe librat triller kanë qenë pushimet e vetme mes "maratonave" 6-7orëshe të studimit ku vëmendje të veçantë kanë marrë disfatat me Lacion dhe Lionin. Sarri është maniak

i videoanali­zave dhe thuhet se është i gatshëm të shohë të njëjtin aksion me qindra herë. Koha e shumtë në dispozicio­n është përdorur për të analizuar imtësisht edhe lojtarët e Juventusit, veçanërish­t në aspektin e pasimeve të kryera dhe kilometrav­e të përshkuara. Kontaktet me klubin nuk kanë munguar, sidomos bisedat me Fabio Paratiçin, për të plotësuar kështu tablonë e një pune të dobishme. Çdo aspekt mund t'i nevojitet, por për momentin Sarri mezi pret të kthehet në stërvitje...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania