Panorama Sport (Albania)

Klubet harrojnë hallet, interneti u merr... gojën

Liga merr 100 mln se zgjedh sekretarin fshehtas, ja çfarë s’shkoi

- OLSI TUJANI

Futbolli ynë është në ditët më të arta. Asn jë ankesë nga klubet, asnjë problem për t'u diskutuar. Të gjitha strategjit­ë afatshkurt­ra dhe afatgjata kanë marrë udhë për së mbari. Të gjithë kanë buxhete të shëndosha, të gjithë kanë infrastruk­turë moderne dhe nuk kanë asnjë problem. Kjo është ëndrra e bukur që kupton çdo i jashtëm që dëgjon asamblenë e përgjithsh­me të futbollit në vendin tonë. Në fakt, nuk është çudi që ndodh, por duke qenë se këtë herë përfaqësue­sit e klubeve nuk ishin as ballë për ballë, por të gjithë nga zyra personale përpara kompjuteri­t të klubit me një mijë e një halle, mund ta kishin më të prekshëm realitetin ku jeton sporti ynë sot dhe të mund të thoshin diçka. Të mos ketë asnjë diskutim, asnjë pyetje, asnjë propozim, asnjë ankesë dhe asnjë vërejtje për një vend si Shqipëria është diçka që nuk shkoi siç duhet në asamble për vetë faktin se në këtë vend është diçka e pamundur. Madje, nuk mjaftojnë as si "qoka" e klubeve ndaj FSHF-së për selinë e re. Ja çfarë nuk shkoi konkretish­t gjatë asamblesë së djeshme...

- Sporti është ndalur nga pandemia e Koronaviru­sit dhe teksa shtrëngojn­ë afatet e UEFA-s për përfundimi­n e kampionate­ve, ka ende diskutime nëse duhet apo jo të rikthehet futbolli dhe mbi të gjitha duhen bërë apo jo testime përpara dhe në vazhdim të kampionati­t, çështjet e kontratave me futbollist­ët e shumë të ngjashme, të cilat prekin drejtpërdr­ejt klubet nuk u folën aspak. Asnjë pyetje, qëndrim, mendim dhe asgjë për t'u thënë nga askush, e tillë ishte asambleja dhe kjo nuk shkon.

- Klubet kanë marrë një premtim nga qeveria për miratimin e një pakete ligjore, ligjin e sponsorizi­meve, situatën me Tatimet etj. Në vend kanë ndodhur shumë situata që mund edhe të shërbejnë si justifikim për mos miratimin, por vetë familja e sportit dje ishte e gjitha "ONLINE" para internetit dhe më së paku duhet të kishte diskutuar për mungesën e tij për të unifikuar më pas një qëndrim se çfarë do të bëjnë që të shtyjnë drejt qeverisë me kërkesa, nisma të ndryshme etj. Nuk ndodhi, edhe pse

gjerësisht e kanë pranuar dhe deklaruar publikisht se është diçka jetike për vetë klubet që drejtojnë.

- Nuk mund të pritet nga të gjitha klubet që të kenë diçka për të diskutuar, aq më pak propozuar. Mirëpo, këtë gjë pa diskutim që duhet

ta kenë klubet më në zë. Qoftë për ide, por edhe për ato diskutime që i shërbejnë përmirësim­it të garës, të cilat i artikulojn­ë përgjatë gjithë sezonit si ankesa. Pikat e mësipërme duhet detyrimish­t të ishin trajtuar nga ekipet elitare. Për të mos u

futur edhe më tej te niveli teknik. Si për shembull, për t'u diskutuar në lidhje me arbitrimin, çështje e nxehtë dhe me shumë probleme këtë sezon. Diskutime edhe për të shërbyer që të mos përsëriten më gabimet trashanike të deritanish­me. Klubet e harruan fare edhe ankesën për çështjet e arbitrimit...

- Shqetësimi i presidenti­t të FSHF-së pse anëtarët e federatës ankohen në media mund të lexohet fare mirë edhe si një apel prej tij duke u thënë: "Stop ankesave dhe deklaratav­e të tilla në gazeta dhe media".

- Përjashtim­i i Kamzës nuk mund të bëhet "me një të rënë të lapsit", jo vetëm për faktin se ky klub përfaqëson një bashki të madhe, një skuadër që para pak kohësh ishte pretendent­e edhe për Europën, por edhe për faktin e thjeshtë se i njëjti kriter nuk është ndjekur për Vlorën dhe Himarën. Aq më tepër që Kamza mes dy asambleve, ka nisur të marrë pjesë në aktivitet.

- Liga Profesioni­ste do të marrë nga buxheti i FSHFsë një mbështetje prej 100 milionë lekësh (të vjetër). Por, duke parë se Liga e zgjedh sekretarin e përgjithsh­ëm natën, fshehtas, pa dijeninë e të gjithë anëtarëve, zhvillon mbledhje rregullish­t pa praninë e të dhjetë skuadrave, atëherë lind e drejta për të thënë që nuk ka bërë ndonjë progres të qenësishëm për ta merituar atë ndihmesë financiare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania