Panorama Sport (Albania)

U përvishet Alibeajt dhe klubeve: Po fshihni hallet e futbollist­ëve

-

Kryetari i Sindikatës së Futbollist­ëve Shqiptarë, Andi Lila, kritikoi zhvillimet në asamblenë e përgjithsh­me të FSHFsë, e cila mori disa vendime. Lila iu drejtua publikisht anëtarit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, përgjegjës për sektorin juridik, Enkelejd Alibeajt, duke u shprehur se SFPSH-ja ka dërguar një dokument për hartimin dhe miratimin e kontratave kolektive. Lila gjithashtu dënoi edhe heshtjen e presidentë­ve, duke u përmendur edhe se heshtja e djeshme ua heq të drejtën morale për t’i kërkuar qeverisë gjithçka në vazhdim.

REAGIMI I ANDI LILËS

“Me keqardhje të thellë ndoqa sot (dje) punimet e asamblesë së FSHF-së. Kjo jo vetëm për mënyrën e organizimi­t, por edhe për disa nga vendimet që kjo asamble mori. Më erdhi keq për Kamzën që tani nuk është anëtare e asamblesë së FSHF-së dhe rrjedhimis­ht as stadium nuk duhet të ketë. Më erdhi keq që në asnjë moment në këtë asamble nuk u përmend se Sindikata e Futbollist­ëve Shqiptare ka kërkuar nisjen e bisedimeve për kontratën kolektive. Më erdhi shumë keq që as drejtori i departamen­tit juridik të FSHF z.Alibeaj, megjithëse ka një kopje të kontratës kolektive nuk tha asnjë fjalë për të. Sot kam disa pyetje për ju z.Alibeaj: Këto ndryshime që ju propozuat dhe asambleja i miratoi, kujt i shërbejnë? Përfaqësue­sit e futbollist­ëve në këto komisione përsëri FSHFja do t’i caktojë. Z.Alibeaj si jurist me eksperienc­ë që jeni, a mund të më thoni, edhe publikisht, se kontrata kolektive e propozuar nga ana e sindikatës a është në të mirë të futbollit apo e dëmton atë? Z.Alibeaj, ju që vini nga radhët e të persekutua­rve, a mund të më thoni se cilët janë më të persekutua­rit në futbollin shqiptar? Më erdhi shumë keq që në asamblenë e FSHF, ku duhet të qahen edhe hallet e futbollit, asnjë nga klubet nuk flet ndërsa në studio televizive bëjnë namin.

Të nderuar presidentë dhe përfaqësue­s të klubeve, nëse nuk diskutuat sot për vështirësi­të¨ reale financiare që po kaloni, për penalizime­t që keni marrë nga arbitrat, për reformën ekonomike në sport, e cila ka ngecur apo për privatizim­in e klubeve në varësi të bashkive, të cilat janë hallet e vërteta të futbollit, atëherë nuk keni të drejtën morale të ankoheni as në studiot televizive dhe as në qeveri.

Dhe gjëja e fundit për të cilën më erdhi keq, ishte fakti se gjithmonë votuan pro 99.99% e anëtarëve të asamblesë. Më vjen shumë keq ta besoj se asambleja e FSHF do të ketë votim real vetëm kur zgjidhet presidenti dhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF, votim për interes individual. Ndërsa kur votohet për futbollin votohet sikur në Shqipëri futbolli nuk ka asnjë problem”. Andi Lila

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania