Panorama Sport (Albania)

Franc Ymeraliaj: Gati në fushë gjatë korrikut

- ERJON SALIU

Franci Ymeralilaj, mbrojtësi ballshiot, një nga lojtarët e dalluar në Superiore në pjesën e parë të sezonit ndodhet në Rodos pranë familjes së tij. Ballshioti duket se e ka kaluar periudhën më të vështirë dhe ai ka nisur ushtrimet, ndonëse jo me ritmin e njëjtë edhe për shkak të situatës së krijuar nga "COVID-19". Në një prononcim për "Panorama Sport", Ymeralilaj thotë se po pret që të bashkohet me ekipin edhe për faktin se nëse rinis gara dhe zgjat në korrik, ai është gati për të luajtur. "Periudha e rikuperimi­t po shkon mirë, duke ditur se bëra një ndërhyrje të vështirë. I ka bërë ditët e veta, duke qenë se e kam bërë ndërhyrjen që në fillim të dhjetorit. Tashmë jam në periudhën kur duhet që të filloj të futem gradualish­t me grupin edhe për faktin se e ndiej veten më mirë dhe është tamam periudha e duhur", tha fillimisht futbollist­i.

Ymeralilaj si një nga ballshiotë­t e paktë në ekip, bashkë edhe me Valentino Muratajn u kthye në një pikë të rëndësishm­e. Ndërsa ai thotë se presidenti Besnik Kapllanaj disa herë e ka kontaktuar për gjendjen e tij, duke parë edhe se si po ecën me rikuperimi­n. "Presidenti disa herë më ka kontaktuar duke më pyetur për periudhën e riaftësimi­t dhe pas kësaj situate më ka thënë që të kthehem e të punoj me shokët e skuadrës për të kapur formën optimale. Unë shpresoj shumë që të hapen rrugët dhe të bashkohem me ekipin. Nëse rinis gara në Shqipëri, unë mund të luaj në takimet e fundit, duke qenë më shumë gati për sezonin e ardhshëm që duket se do të jetë shumë afër dhe me periudhë më të paktë pushimesh se në vitet e mëparshme", tha ndër të tjera, lojtari i Bylisit.

Ymeralilaj e ka peng faktin se ishte duke kaluar një formë mjaft të mirë kur u dëmtua, ndërkohë që në klub po vinin edhe oferta. "Po, realisht më vjen shumë keq, sepse isha me të vërtetë në kulmin e karrierës sime dhe po shkoja shumë mirë. Por futbolli do edhe fat. Shpresoj tashmë qe të bashkohem sa më shpejt me ekipin dhe të kap formën optimale. Kam një karrierë të gjatë përpara dhe duhet që të mos e kthej më kokën pas. Presidenti e trajneri Dovedan më mbështetën shumë, dua të rikthehem e të kontribuoj për Bylisin, që ta çojmë në vendet e sipërme, që ka qenë ëndrra e fëmijërisë sime", mbylli Franci Ymeralilaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania